Rama mjofton se ka siguruar 500 mijē doza vaksine
Ai thekson se plani i vaksinimit kundër koronavirusit do të realizohet sipas parashikimeve.
“Ju njoftoj se kemi siguruar 500 mijë dozat e para nga Pfizer. Shopingu im në Nju Jork ka përfunduar me sukses. Kemi miratuar me akt normativ sipas marrëveshjes së dakordësuar zyrtarisht. 10 mijë e 750 dozat e para do të mbërrijnë në javën e tretë të janarit dhe tjerat me radhë muaj pas muaji. Kjo është nisja më e mirë e mundshme të këtij viti vendimtar të zmbrapsjes së këtij armiku të padukshëm. Do të vazhdojmë të përpiqemi nga të katër anët që plani i vaksinimit të realizohet sipas parashikimit”- tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



