E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mohon se do ta  takojë Erionin në burgun e Durrësit: Unë s’jam si bufi i kuakuakuave!
Lajme

Rama mohon se do ta takojë Erionin në burgun e Durrësit: Unë s’jam si bufi i kuakuakuave!

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha pas dërgimit në paraburgimin e Durrësit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kreu i qeverisë thekson se pavarësisht mënyrës së trajtimit të çështjes “nuk jam as si ju dhe as si bufi i kënetës tuaj të kuakuakuave”, ndërsa shton se “beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste”.

Rama rishprehet se nga institucionet duhet të ketë drejtësi që lufton korrupsionin dhe garanton standardet demokratike, ku thekson se nuk i shkon “mendja të bëj teatër me vizita në burgje apo të bëhem palë në procesin e drejtësisë në çfarëdolloj forme”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.