E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ndan komisionet e Kuvendit: Si ndahen mes PS dhe PD
Lajme

Rama ndan komisionet e Kuvendit: Si ndahen mes PS dhe PD

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka shpallur krijimin e disa komisioneve të reja parlamentare, që synojnë të riorganizojnë punën e Kuvendit në funksion të prioriteteve kombëtare dhe integrimit evropian

Në fjalën e tij, Rama propozoi një ndarje të balancuar të drejtimit të komisioneve, duke sugjeruar që disa prej tyre t’i kalojnë opozitës, ndërsa të tjerat do të mbeten nën drejtimin e Partisë Socialiste.

Disa nga komisionet e reja dhe drejtimi politik për secilin:

1. Komisioni për Shkencën, Edukimin dhe Inovacionin, sugjerohet të drejtohet nga opozita

Ky komision do të përqendrohet në zhvillimin e sistemit arsimor, promovimin e kërkimit shkencor dhe nxitjen e inovacionit teknologjik si pjesë e përgatitjes së vendit për standardet e BE-së.

2. Komisioni për Mirëqenien Sociale dhe Shëndetësinë, sugjerohet të drejtohet nga opozita

I konceptuar për të ndjekur politika që përmirësojnë cilësinë e jetës, përfshirjen sociale dhe shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët.

3. Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik, sugjerohet të drejtohet nga opozita

Komisioni ka një rol të posaçëm në garantimin e lirive themelore, lirisë së shprehjes dhe transparencës mediatike, në përputhje me Kartën Themelore të të Drejtave të Bashkimit Evropian.

“Ky komision lidhet drejtpërdrejt me profilin e Shqipërisë 2030 në BE, ku informimi publik dhe mbrojtja e të drejtave janë thelbësore,” tha Rama.

4. Komisioni për Punësimin dhe Financat, sugjerohet drejtohet nga shumica parlamentare

“Qëllimi është që punësimi të shihet si përbërje thelbësore e organizmit të ekonomisë, në përputhje me kapitujt 2 dhe 19 të negociatave për anëtarësim në BE,” deklaroi Rama.

5. Komisioni për Legjislacionin dhe Administratën Publik, sugjerohet drejtohet nga shumica parlamentare

Ky komision do të mbajë barrën e shqyrtimit të një sërë reformash ligjore dhe administrative.

“Kuvendi do të ketë një rol kyç në hedhjen e hapave për reformën e administratës publike, që është një nga shtyllat e integrimit dhe shtetbërjes,” shtoi Rama.

Edi Rama: Do të jemi gjithmonë gati të dëgjojmë të gjithë në respekt të atyre që i kanë zgjedhur, por jo të presim askënd nëse nuk do të punojë për reformat.

Duhet ngritur komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore që duhet të adresojë rekomandimet e OSBE ku duhet adresuar depolitizimi i administratës zgjedhore dhe dalja e rezultatit të zgjedhjeve në kohë të pranueshme.

Tjetër pikë është harmonizimi i ligjit për komisionet hetimore me jurisprudencën e Kushtetueses.

Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të ulet në 101!

Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka propozuar ndryshimin e Kushtetutës dhe tha se tashmë është koha për të patur një Parlament me më pak deputetë.

Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama tha se është koha që Parlamenti të ketë 101 deputetë, madje edhe më pak sipas tij, nëse është e mundur nga 140 që janë aktuaisht.

“Na duhet një cikël i ri reformimi për disa institucione të rëndësishme, ndër të cilat edhe Kuvendi. Pas 10 legjislaturash dhe 1136 njerëzve të zgjedhur deputetë, e para gjë si rrallë gjë që bie dakord çdo shqiptar, është tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë do të kishte vetëm impakt pozitiv në më shumë se një aspekt. Prandaj ky ndryshim pozitiv duhet të jetë objektiv i yni, përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë, edhe të atyre që e çuan votën në drejtime të tjera.”, tha Rama.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS, renditi ato që i quajti “tre majat” e mandatit të ardhshëm. Para deputetëve të zgjedhur socialistë, Rama tha se kanë për detyrë përfundimin e negociatave deri në fund të 2027-ës, ratifikimin në vendet anëtare të anëtarësimit dhe ngritja e flamurit shqiptar në oborrin e BE-së.

“Misioni ynë kombëtar i bashkimi me Europën nuk ka qenë më i qartë dhe kurrë më i pasqyruar në programin qeverisës sesa sot. Detyra jonë s’ka qenë kurrë me qe qartë dhe më konkrete sesa në këtë mandat të katër radhazi të PS për Shqipërinë 2030: Të mbyllim negociatat për anëtarësim në 27 muajt e ardhshëm, në fund 2027. Të mundësojmë deri në fund të mandatit ratifikimin në 27 vendeve anëtare për anëtarësimin në BE, të ngremë deri në fund flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e familjes së përbashkët europiane”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.