E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në Bubq për rindërtimin batuta me banorët: Nëse ju bllokohen bravat, ju ndihmojnë fqinjët socialistë
Lajme

Rama në Bubq për rindërtimin batuta me banorët: Nëse ju bllokohen bravat, ju ndihmojnë fqinjët socialistë

Sot në Bubq, një nga fshatrat më të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kryeministri Edi Rama ka ndarë çelësat për 122 familje.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se ky fshat tashme është kthyer në një fshat të bukur dhe modern me shtëpi të reja më të forta dhe të bukura se para tërmetit, ku këto familje do kalojnë festën e fundvitit në banesat e tyre të reja.

Ndër të tjera Rama teksa tha me humor tha se këto lagje moderne po bëjnë xhelozë shumë persona duke thënë “aman pse nuk na preku ne tërmeti”, ai bëri të ditur se qeveria po përgatitet për një reformë për strehimin për pallatet e vjetra, ku banorët që jetojnë në këto të kenë mundësi të bëhen me shtëpi të re.

“Po përgatitemi për një reformë për strehimin për pallatet e vjetra, që të ketë pallate me cilësi, standarde dhe kosto jo të mëdha. Të bëjmë me shtëpi ata që nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi të re”, tha Rama. 
“Kemi ndezur dritën e shpresës dhe besimit”, tha Rama dhe jetesa e këtyre banorëve në një komunitet shumë më të mirë dhe të zhvilluar ka qenë edhe qëllimi i vetë rindërtimit.

“Me shkollën e re një ndër 19 shkollat që janë ndërtuar dhe po ndërtohen të reja nga e para në bashkinë e Krujës, me ambiente kulturore për fëmijët dhe me hapësira që unë uroj dhe ju nxis që ti ktheni në hapësira të bukura dhe të gjelbëruara, pasi banesat nuk kanë vetëm kubaturën e mureve por edhe oborr. Nëse kujdeseni si duhet të gjitha këto oborre të gjelbëruar do e bëjë edhe më të bukur se kjo që shohim sot. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë, është dashur kohë dhe mes nesh sot dhe në momentin ku ra ajo fatkeqësi, hyri në mes pandemia që na detyroi të ngujohemi si kurrë më parë në shtëpitë tona. bllokoi shumë kompani dhe krijoi vonesë për mbylljen e këtij procesi. Ky proces nuk ngarkon familjes me asnjë qindarke për kredi sado te bute, por janë 100 % falas me titull pronësie në hipotekë ku secili mund të bëjë ç’të dojë. Vetëm kujdes bravat, ruhuni nga ndërrimi dhe bllokimi i bravave dhe nga çelësat. ky nuk është një program për socialistët por për shqiptarë që iu gjendëm pranë në një moment fatkeqësie. Për sa na takon të gjitha bravat janë të sigurta. megjithatë jam i sigurt se komshinjtë socialistë do i ndihmojnë fqinjët demokratë nëse u bllokohen bravat”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.