E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në mbrojtje të shokut hajdut, Ilir Beqajt: Të qënit nën hetim, nuk është asgjë
Lajme

Rama në mbrojtje të shokut hajdut, Ilir Beqajt: Të qënit nën hetim, nuk është asgjë

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit u pyet nga gazetarët për hetimet nndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt

Rama i doli në mbrojtje Beqajt, pasi tha se fakti që dikush është nën hetim, nuk tregon asgjë.

“Komplimente për pyetjen gjetur me atë mbi 2 metra. Se kush është hajdut, se përcakton as ti as unë por një vendim i prerë i gjykatës. Nuk dua të komentoj. Akuza është shpërdorim detyre, jo korrupsion. Edhe një herë. Është fjale e madhe, fjala hajdut. Liria e fjalës që përdoret për të damkosur dikë, nuk bëhet, edhe pse ça nuk janë thënë. Por pa humor po të them, se ka një problem ajo pyetja. Përpara se të bëjmë gjyqin popullor të individëve, është e padiskutueshme që ju mund të ngrini supozime. Por atë fjalën e madhe s’ja vini dot njeriu, se duhet t’ia vërë gjykata. Fjalën duhet ta merrni mbrapsht, pasi s’ke provën. Fakti që dikush është në hetim, nuk është asgjë.”, tha Rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.