E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nga Dropulli:  Do flas vete me Tspiras nuk e le me Vangjel Dulen
Uncategorized

Rama nga Dropulli: Do flas vete me Tspiras nuk e le me Vangjel Dulen

Dropull, Banori i shqetesuar : Të pashë me Tsipras-in. Rama: Unë nuk jam i lehtë, ti e di…

 Edi Rama gjatë drekës në një familje minoritare greke në Dropull ka deklaruar se të gjitha çështjet me Greqinë do të zgjidhen.
Rama tha, ndër të tjera, se në Samitin e Natos e takoi kryeministrin grek Tsipras dhe foli gjatë me të, por me rëndësi është që do të gjendet një zgjidhje e plotë mes dy vendeve dhe se do të ketë një takim zyrtar në Athinë ose në Tiranë për çështje që janë lënë pas dore sikur të mos ekzistonin.
Pjesë nga [divider]biseda:[/divider]

Rama: Ne kemi borxhe ndaj minoritetit duke i lënë në qafë Vangjel Dulen për një kohë të gjatë. Na duhet të japim një shembull ekselent të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Banori: Të pashë në Samitin e NATO-s. Kokë më koke me Tsipras.

Rama: Po ndenjëm gjatë. Unë nuk jam i lehtë, ti e di. Rrugës jemi. Besojmë që do të gjejmë zgjidhje për të gjitha çështjet. Ata kanë të drejtat e tyre të kërkojnë më shumë në disa çështje, por ne kemi të drejtën tonë të kërkojmë në disa çështje.
Do të gjejmë ekuilibër. Do gjejmë zgjidhje të plotë dhe pastaj do të zhvillojmë një takim në Athinë ose në Tiranë. Janë lënë disa gjëra sikur nuk ekzistojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.