E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nuk lëshon asgjë”/ Salianji: Nuk do ta votoj Begajn për President por…
Lajme

Rama nuk lëshon asgjë”/ Salianji: Nuk do ta votoj Begajn për President por…

Deputeti i Partisë demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se nuk do të votojë për zgjedhjen e Bajram Begajt si President edhe pse do të jetë i pranishëm në seancën parlamentare.

Duke folur për mediat jashtë Parlamentit, Salianji tha se nga procesi i zgjedhjes së Presidentit nuk është fituar asgjë sepse sipas tij, Rama nuk lëshon asgjë.

“Partia Demokratike është djegur, por mban kosto nga e kaluara. Që nga nisja e këtij procesi, kam qenë kundër uljes me Edi Ramën. Është pa diskutim për të ardhur keq që ka përfaqësues të PD-së që nga padijenia politike, ulen dhe krijojnë perceptime sikur PD po merr pjesë në proces. Nuk kemi fituar asgjë nga ky proces, Edi Rama nuk lëshon asgjë. E nxori Presidentin nga zarfet e tij. Jam këtu për të respektuar institucionet. Unë nuk do të marrë pjesë në votim. Nuk jam për bojkot, por s’do marr pjesë në votim” – tha Salianji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.