Rama nxjerr SMS-të me qytetarin që i kërkonte ndihmë. Ja biseda mes tyre
Kryeministri Edi Rama ndan me ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook, bisedat permes SMS-ve, qe ka shkembyer me një qytetar, qe i kerkonte ndihme nga Anglia.
Qytetari i shkruan per ndihme dhe pasi sic kuptohet problemi i tij ka gjetur zgjidhje, ai i ka shkruar serish Rames duke e falenderuar, edhe pse sic thote nuk e ka votuar kurre. Bashke me mesazhin, ka derguar edhe foton e vajzes se vogel, qe i drejtohet Rames me ‘Faleminderit xhaxhi”.
Ja si i pergjigjet Rama: “Më vjen shumë mirë që problemi u zgjidh. As nuk të pyeta për kë ke votuar, as nuk e ndoqa hallin që të më votosh mua, po sepse e bëj këtë me të gjithë edhe pse do doja të bëja shumë më tepër për të gjithë! Të jeni mirë familjarisht”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






