Rama paralajmëron BURG për ata që shkelin fashën e orarit të izolimit
Kryeministri Edi Rama tha se është duke diskutuar me ekspertët për ashpërsimin e masave ndëshkuese për ata persona që shkelin fashën e orareve të levizjes, duke marrë në konsideratë edhe dënimin me burg.
Rama tha se po mendon të lehtësojë disa masa shtrënguese, siç është lëvizja me makinë për ata që janë në një punë të lejuar, por nga ana tjetër do shtrëngohen masat për për ata që shkelin hapësirën e kufizuar të lirisë deri në “heqje lirie”.
Rama kujtoi këtu rastin e atyre personave që kanë autorizim të lëvizin me makinë, por transportojnë edhe persona të tjerë.
“Duke lehtësuar fashën orare, apo lëvizjen me automjet për punë, të të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet, atëhere duhet të rrisim fort sanksionet për ata që do ta shkelin hapësirën e kufizuar të lirisë, dhe duhet të shkojmë ndoshta deri në heqje lirie, për dikë që merr automjet për të shkuar në punë dhe e përdor automjetin e tij privat për të transporuar edhe njerëz të tjerë. Kjo është ajo që jemi diskutuar me ekspertët”, tha kryeministri Edi Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



