E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama paralajmëron ndryshime në sistemin shëndetësor
Lajme

Rama paralajmëron ndryshime në sistemin shëndetësor

Dy muaj pas skandalit të plasur në spitalin Onkologjik në Tiranë, kryeminsitri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në sistemin shëndetësor, konkretisht në menaxhim. Deklaratat kreu i qeverisë i bëri në podcatin “Flasim”, me të ftuar mjekun Kita Sallabanda.
Ai u shpreh se ajo që ndodhi atje, ishte tregues që sistemi ka nevojë për përmirësim.
“Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse, pra ishte tregues që kemi nevojë të përmirësojmë sistemin, mënyrën e menaxhimit.
Kemi mjekë shumë të mirë, nuk diskutohet. Kur të del një rast si ai, ose si i Sanatoriumit një infermiere atje në kohën e pandemisë, janë raste që godasin besim tek sistemi.
Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë vitet e fundit, kanë kujtimet e të shkuarës. Nuk kanë pasur nevojë të shkojnë, e thonë: ku ka spitale.
Kam dëgjuar profesorë të huaj që thonë: Nuk e besojmë dot që ka një spital në Shqipëri si ai i sëmundjeve të brendshme. Mundohem të jem realist. Po e pashë unë gri nuk i vjen e keqja njeriu, po e pashë rozë mund të sjellë rozë”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.