Rama përmendi Kastratin, Manen, Ponarin dhe Gecin, Manjani: I kapuri nga krimi po tenton të gjejë alibi për…
Alibi me emra që s’kanë lidhje me krimin për të fshehur kanabizimin e ka cilësuar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmendjen e disa biznesmenëve gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme. Rama përmendi emrat e biznesmenëve në replikat e njëpasnjëshme me kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili ripërsëriti akuzat përsa i takon pastrimit të parave të krimit përmes buxhetit të 2018-ës dhe projekteve të qeverisë.
“Si të gjithë të kapurit në flagrancë në krim, krijon alibi me emra njerëzish që skanë lidhje me krimin! Jua përdor emrat biznesmenëve për të fshehur kanabizimin. Kjo quhet poshtërsi! Asnjëri nga ata biznesmenë nuk ja zë emrin atij edhe kur kanë nevojë! Ka vërtë hall të madh!”, shkruan Manjani në Twitter.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



