E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama përplaset me gazetarin Andi Bushatin: Mos më ngri zërin mua..
Lajme

Rama përplaset me gazetarin Andi Bushatin: Mos më ngri zërin mua..

Kryeministri Edi Rama u përfshi në debate me gazetarin Andi Bushati në lidhje me numrin e të papunëve pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

ramabushati

 

Pjesë nga debati në “Open”:

Rama: Shifrat nuk i kupton dhe nuk ke lidhje.

Bushati: Se si po vuajnë shqiptarët nga shifrat këtë e dimë. Ke pjesën më të madhe që është industria fason që është asfiksuar fasoni. Ke industrinë e turizmit që do përgjysmohet.

Rama: Se ka thënë njeri që do përgjysmohet.

Bushati: Për këta të shifrës tuaj do ketë një paketë të tretë. Takojmë njerëz që kanë mbetur pa punë. Këta do ndihmohen? Apo paketat e ndihmës mbaruan?! Cic-micet nuk kanë vlerë fare.

Rama: Ti për shqioptarët vuan dhe punon.

Bushati: Të paktën nuk i vjedh!

Rama: Prandaj ti shqiptarët i dezinformon.

Bushati: Prandaj ju nuk po jepni përgjigje dhe po humbisni në cic-mice.

Rama: Ti do të thuash që po i vjedh unë shqiptarët?

Bushati: Mos ngri zërin.

Rama: Ti do të thuash që po i vjedh unë shqiptarët? E bën këtë si trim i madh kur merr penën por në sytë e mi nuk e bën dot këtë.

Bushati: Unë po e lë s’keni përgjigje. Kam ardhur këtu për të respektuar ata që votojnë ju. Po më dhatë përgjigje mirë, po s’më dhatë përgjigje, ju jeni ai që jeni, unë jam ai që jam.

Rama: Ti po ndihmon njerëzit për të marrë përgjigje.

Bushati: Nuk kemi aq afërsi sa t’i drejtohemi në njëjës njëri-tjetrit me ti.

Rama: Bëre mirë që u tërhoqe, pasi për turpin tënd dhe profesionin tënd që fjalën vjedhje e ke në majë të gjuhës. Ti mund ta thuash, por në sytë e mi dhe para meje nuk mund ta thuash.

Bushati: Ju nuk keni përgjigje sa njerëz janë pa punë. Ju ftoj t’i flasim njëri-tjetrit me Ju!

Rama: Ti “ju-në” time nuk e meriton.

Bushati: Shumësi është çështje edukate dhe jo personale.

Rama: Në mënyrë të përsëritur ti shpif dhe akuzon dhe bën gjykatësin dhe prokurorin, por në sytë e mi nuk mund ta bësh këtë. Rëndësi ka që ju u tërhoqët.

Bushati: Keni bërë edhe reformën në drejtësi. Rëndësi ka që ju nuk po më jepni përgjigje.

Rama: Shifrat nuk janë thashetheme dhe ekonomia nuk .

Bushati: As ekonomi kriminale. Mirë që u tërhoqe.

Rama: Në vlerësimin e parë numri i atyre që humbën vendin e punës ishte rreth 70 mijë. Të kam thënë se nuk do të kemi paketë të tretë por mund të ketë. Paketa e tretë nuk është e nevojshme.

Bushati: Kur të vjen fundi, këto bën me gazetarët, e bën personale. Të ka ardhur fundi!

Rama: Unë e di shumë mirë historinë tënde dhe nuk ka lidhje, unë të kam përballë dhe përfitoj nga rasti të të përgjigjem dhe të të thumboj, ndërkohë që ti me çekan dhe gozhda nuk lë shpifje pa bërë, sikur je prokuror. Ti je shpifës, nuk diskutohet, profesionit.

Bushati: Ju jeni krye shpifës. Sepse, unë veten time, e kam lexuar cfarë këni shkruar për mua në librin “Kurban”. Tani që nuk ju pëlqen… Nëse e ke shkruar vetë “Kurbanin”, se me atë i ke bërë edhe lekët, hape c’ke thënë për mua. Kshuqe e mbyllim këtë kush është shpifës.

Rama: Që ti je shpifës, kjo dihet. Që ti shpif nga mllefi, jo që vë gjoba edhe kjo dihet.

Bushati: Kam mëshirë që jeni katandisur kështu. E sheh veten në pasqyrë? Ti thuash tjetrit shpifës, është si të thuash hajdūt, krìmìnel. Shife njëherë telefonin, mos ke marr ndonjë mesazh, keni dalë keq sot.

Rama: Unë ty mund të të listoj me qindra shpifje.

Bushati: Me thuaj një, si ato të Bild. Do të pijmë kafe pastaj dhe do pendohesh, siç the për Bildin. Unë hajdūtit i them hajdūt, krìminelìt, krìmìnel…

Rama: Të dyja këto, ti nuk mi thua dot mua!

Bushati: Siç ju nuk më thoni dot shpifës. Me çingijet që keni rreth e rrotull mund të silleni si të doni, por keni humbur sensin e realitetit. Pse u bukose? Të kanë shkruar ndonjë mesazh, që ke dalë keq? Aq shumë po ju merret goja, shif veten nga ekrani, je keq edhe në fytyrë. E ke humbur nuk të punojnë më receptorët…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.