E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama përplaset me Gjiknurin dhe ironizon Ervin Hoxhën
Lajme

Rama përplaset me Gjiknurin dhe ironizon Ervin Hoxhën

 

Tensione dhe replika të forta janë shënuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar pa praninë e mediave.

Sipas, burimeve tona në një moment të diskutimeve, Kryeministri Edi Rama ka pasur një përplasje verbale me dy figura të njohura të mazhorancës.

Fillimisht, Rama iu drejtua Damian Gjiknurit, duke e akuzuar për regjistrim dhe nxjerrje të bisedave private.

“Fik telefonin se e ke zakon që regjistron dhe i nxjerr gjërat që regjistron”, mësohet t’i ketë thënë Rama.

Në vijim, kryeministri ka ironizuar edhe ish-ministrin Ervin Hoxha, duke e kritikuar për diskutime jashtë ambienteve zyrtare.

“Po ti do vazhdosh akoma të bësh llafazanllëqe nëpër tavolina komisariatesh?”, i është drejtuar Rama.

Debati, i ndodhur në një takim të mbyllur për median, reflekton klimën e tensionuar brenda radhëve të mazhorancës.

Më herët, replika janë regjistruar edhe mes Kryeministrit Rama dhe Elisa Spiropalit, të cilës ai iu drejtua me ton të ashpër: “Ti mos fol fare, fare kur të jem unë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.