Rama po bën çfarë të dojë me Shqipërinë, opozita ia hoqi vetë frenat
Edi Rama po i bën të gjitha këto, përfshi Reformën Territoriale, sepse opozitarizmi shqiptar ka dalë me 54 mandate. Rama ka shumicë prej 3/5 për të miratuar ligjet e cilësuara. Në mandatin 2013-2017, e mori atë shumicë 3/5 me Ilir Metën dhe Luan Duzhën i cili kaloi me pushtetin dhe nisi masakrimi i shtetit; miratoi bashkë me Metën ndarjen e bashkive e të tjera ligje. Në vitin 2017 e humbi shumicën, pati 74 mandate. Në vitin 2019 e rimori shumicën me 3/5, madje edhe 2/3, sepse PD-LSI dogjën mandatet. Në vitin 2021 e humbi përsëri ketë shumicë sepse opozita mori 63 mandate. Në vitin 2025, i gjithë opozitarizmi doli dobët, për shkak të luftës civile brenda PD, dhe Rama siguroi 83+3. Republika e Shqipërisë ka një kushtetutë e cila në teorinë kushtetuese quhet “kushtetutë e ngurtë”, parashikon shumicën 71, shumicën 84 për ligjet organike, si dhe shumicën 94 për ndryshimin e kushtetutës. Është kushtetutë ku pakica ka garanci të forta që një parti e vetme të mos mundet ta zotërojë sistemin. Edhe me atë sistem që kishim ne, nëse nuk donte opozita, nuk mundeshe ta zhbalancoje fort lehtë në favor të një partie. Dy akte kanë qenë vendimtare në favor të Edi Ramës, kanë qenë ato akte të cilat i kanë dhënë ketë bonus të madh: djegia e mandateve në shkurt 2019 dhe nisja e luftës civile brenda PD në shtator 2021. Fatura e luftës civile për të përballuar atë nongratan ka qenë e lartë; nga 730 mijë vota në 2021 në 530 mijë në 2025. Pra u shkatërrua siguresa e cila mbante të balancuar peshoren e republikës. E vetmja fitore ka qenë fitorja vetjake e Sali Berishës i cili rimori partinë e vet dhe mbushi parlamentin me ushtarët më të bindur. Opozitarizmi shqiptar, e djathta jo e jo, nuk kanë fituar asgjë, përkundrazi. Berishistët e paraqesin rikthimin e shefit të tyre si shpëtim të demokracisë dhe opozitarizmit, sepse nëse sdo të ishte rikthyer ai, opozitarizmi do të shkrihej. Kjo është pa dyshim rrenë e pacipë, sepse opozitarizmi dhe e djathta në Shqipëri janë vokacion dhe natyralitet në gjysmën e popullsisë, nuk lidhen me një person, kushdoqoftë ai. E ja ku jemi sot. Edi Rama po voton krejt sipas interesave të tij, jo sipas interesave të shtetit të vendit e të ekonomisë, një reformë kyçe si reforma territoriale dhe askush nuk mundet ta ndalojë. Nuk ekziston asnjë mekanizëm.
Shqipëria e ka të nevojshme ndërtimin e Të Djathtës Kombëtariste për tu marrë me ketë grupim ediramistësh të cilët nuk njohin limite si dhe kanë kapacitetet për të shkaktuar shumë dëme. Nëse kjo shoqëri e ky komb nuk ndërton plafrorma, mekanizma, institucione e mjete për tu marrë me ketë grupim, dijeni se këta skanë për të pasur limit, kanë për të bërë çdo poshtërsi që do të munden.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



