E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali në Hamallaj, shpërthen Indrit Vokshi: Shtet i pacivilizuar
Lajme

Skandali në Hamallaj, shpërthen Indrit Vokshi: Shtet i pacivilizuar

“Pasqyra e një Shqipërie të zhytur në kaos dhe papërgjegjshmëri”

“Traktat” mbi Kanalin e Hamallajt

Kultura lidhet me botën e brendshme të njeriut. Civilizimi lidhet me transformimin e botës së jashtme materiale e të prekshme.

Prej shekujsh shtete të civilizuara janë quajtur ato shtete të cilët ndërtonin ujësjellës, ura, rrugë, ndërtesa, deri edhe banja publike. Përmes kulturës, dijes e vetëdijes së brendshme, njerëzit transformonin botën e jashtme.

Sot Shqipëria është vend i pacivilizuar i ndodhur afër civilizimit. Me urbanistikën kaotike e cila dëshmon mungesën e kulturës së brendshme. Kaosi mendor dhe shpirtëror, mungesa e mardhënies me të bukurën dhe me artin është shpalosur fizikisht e në përmasën e plotë në kaosin në rrugë, në ndërtime e në manaxhimin e fuqive të natyrës.

Ne nuk arrijmë të manaxhojmë lumenjt e përrenjt. Nëpër grykëderdhje si në Gotull përballë Ishmit ta zëmë, mbeturinat kanë krijuar republikën e tyre. Ndërsa shqiptarët krenarë që aty përballë ka kaluar Skënderbeu e kanë njohur sovranitetin e republikës së mbeturinave. Me një lehtësi krejt legjitime sikur po kryejnë aktin më të lartë qytetar, mbeturinat derdhen në lumenj e përrenj.

Hajt po pranojmë se populli është i njejtë kudo. Problemi këtu është se elita politike e cila supozohet të jetë kulturalisht më lart sesa pjesa tjetër, gjendet në të njejtin nivel (a)kulturor me më ordinerët. Elita politike nuk e ka problem që rrugët, qytetet, lumenjt, kanalet, përrenjt dhe pyjet janë të ndotura dhe jashtë çdo kriteti të civilizimit.

Elita politike nuk ka një shqetësim kulturor e të civilizimit. Është elitë e stomakut dhe e ekzibicionit me pasurinë sepse si shkallë e qenies njerëzore këta janë në shkallën e instiktit fizik e fiziologjik e jo në shkallën e shqetësimit mendor, intelektual e kulturor.

Kanali i Hamallajt është thjesht simptoma më e qartë e më përfaqësues e botës së brendshme të elitës e cila e sundon Shqipërinë duke marrë votë e legjitimitet prej popullsisë. Elita është treguar edhe e pabesë ndaj popullit dhe e ka gënjyer për çështje të plaçkës. Mirëpo asnjëherë nuk është treguar e pabesë në kuptimin që ta befasojë popullin duke i imponuar kulturë e civilizim. Sepse nuk i mbart vetë.

Lufta kryesore duhet të jetë luftë kulturore dhe për art; sepse transformimi i brendshëm i njeriut përcakton edhe transformimin e jashtëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.