E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk na e ka fajin vetëm Alex Sorosi në Shqipëri!
Sot

Nuk na e ka fajin vetëm Alex Sorosi në Shqipëri!

Që ta sqaroj skam asnjë lidhje me atë fondacion, politika jonë bazohet në parimet bukdhanse.

Veç diçka dua ta them. Mos shkoni duke e centralizuar tek Sorosi burimin e problemeve që ka Shqipëria.

Atë kryetarin e komunës që të ka vjedhur ujësjellësin e t’i ka vjedhur fondet duke hedhur çakull aty ku shkruhej asfalt, pastaj ka ardhur me shpi në Tiranë, nuk ta ka vendosur Sorosi. E ke vendosur vetë se e ke quajtur burrë i mirë që na hap telefonin e lë 20 mijë lek në raste vdekjeje. E mandej ska pasur fshati rrugë e ujë e janë detyruar njerëzit të largohen.

Në punë me lek, duke paguar 5000 euro për të hyrë në punë udhëhequr nga filozofia “Sa të fusë një herë këmbët, se pastaj vjen leku vetë”, sta ka bërë Sorosi. Motrën, gruan a kushërirën, gruan e shokut apo mikut që janë futur mësuese apo infermiere duke paguar lek, i ke aty vetë me krenari shqiptare bio, sti ka futur Sorosi, madje keni qerasur me birra kur janë futur. Pastaj ankohesh sna shërben shteti. Sigurisht sna shërben sepse kanë shkuar duke vepruar të gjithë si ti, si vëllai, kushëriri, miku apo shoku.

Votën apo mbështetjen banditit, hajdutit e delenxhiut ia ke dhënë vetë me arsyen se na duhet, ka bërë çfarë ka bërë por është rob i mirë, stë ka thënë Sorosi tia japësh. Ia ke dhënë vetë me vullnet. Nuk ia ke dhënë një djali apo vajze të mirë sepse ke gjykuar se këta të mirët nuk kanë gjë në dorë, i keqi ka. Sepse ske dashur politikbërje publike, ke dashur kontakt personal me pushtetin. E ketë stë ka urdhëruar Sorosi ta mendosh kështu.

Mbajtjen e sunduesve diktatorialë në politikë; nuk të ka urdhëruar Sorosi t’i mbash. I ke votuar vetë për t’i thënë Sorosit se ne këta duam, ti si Soros je i detyruar të bësh pazar me këta sepse i kemi votuar ne. E të tjera e të tjera.

Sorosi është operator i liberalizmit amerikan. Financon ketë liberal-globalizmin, axhendat e lgbt, organizatat joqeveritare si mjete ndikimi e informacioni si infrastrukturë për llogari të krahut liberal. Falë Sorosit është bërë e mundur që edhe Richard Grenelli të vijë në plazh bashkë me burrin e vet, jo vetëm. Na ka respektuar, ka ardhur familjarisht dmth. Ne sna ka pëlqyer ndonjëherë çfarë Sorosi promovon sepse jemi në platformën kombtaristo-bukdhanse.

Por ta ndërtosh Sorosin si institucion i të këqijave dhe shpjegim i të gjitha problemeve është dinakëri e madhe. A e di pse? Sepse tregon se ndihesh aq gop same saqë i përkrah të gjitha poshtërsitë vetë, i bën vetë, përfiton vetë prej tyre dhe në fund ia hedh fajin Sorosit.

Kalo tani te koshi i plehërave afër të cilit plehërat janë derdhur e kanë bllokuar rrugën dhe akuzo Sorosin dhe lordët e City of London për ketë krim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.