E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama premton edhe në këtë fushatë:Në mandatin e tretë 100% ujë të pijshëm 24 orë
Publik News

Rama premton edhe në këtë fushatë:Në mandatin e tretë 100% ujë të pijshëm 24 orë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme po prezanton programin e tij për ujin dhe energjinë nëse fiton mandatin e tretë.

Rama u shpeh se deri në fund të mandatit të tretë do të ketë 24 orë ujë në ditë në Tiranë, përfshirë Kamzën dhe Vorën.

Ndër të tjera ai tha se me rritjen e buxhetit për ujin me 40% do të garantojmë 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane, teksa tha se uji i pijshëm nuk do të jetë temë e fushatave elektorale.

“Kemi miratuar gjatë mandatit të 2-të 320 projekte dhe vetëm në dy vitet e fundit janë hapur mbi 200 kantiere për ujësjellës që do të garantojnë 24 orë ujë brenda këtij viti, në territor, që e kanë pasur një vuajtje dhe lëngatë prej shumë dekada.

Në mandatin e tretë do të garantojmë me disa faza furnizimin me ujë 24 orë në Tiranë, ku është dhe problemi më i madh. Kështu do të ndodh edhe në Kamëz, ku s’ka pasur ujë më pare dhe Vorë. Me rritjen e buxhetit për ujin me 40% ne do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë e fushatave elektorale.

E njëjta gjë do ndodhë me Durrësin, Elbasanin, Shkodrën dhe Vlorë. Ne do të garantojmë 100% ujë të pijshëm brenda 61 bashkive të vendit,” tha Rama.

Unë nuk jam i përsorur, nuk jam pa gabime, të metat disa mi njihni, po i kam siç i kanë të gjithë.” Kështu tha Rama në mbyllje të fjalës së tij, pak më parë teksa prezantonte programin e PS për mandatin e tretë, për energjinë dhe ujin.

Për energjinë ai prezantoi tre prioritete që kanë të bëjnë me transformimin e nënstacioneve dhe fuqizimin me kapacitete në rrjetin e shpërndarjes, si dhe kalimi në teknologjinë smart. Në madnatin e tretë tha ai, vendi do të ketë ujë dhe energji 24 orë.

“Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush”, u shpreh kryeministri, dhe theksoi se do që djali i tij i vogël dhe fëmijët e shqiptarëve të rriten në vendin e tyre.

“Unë nuk jam i përsorur, nuk jam pa gabime, të metat disa mi njihni, po i kam siç i kanë të gjithë. Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush, unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, e fëmijëve tuaj. Shqipëria të jetë shtëpia ku cdo fëmijë i kësaj Republike të ndihet krenar”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.