Rama presion vartësve në qeveri: Mos i jepni dokumenta BKH dhe SPAK pa njoftim sipas ligjit!
Rama ka mbajtur qëndrime të ashpra me ministrat në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Ai ka kërkuar Nëse SPAK dhe BKH nuk i njofton sipas ligjit dy apo tri ditë më parë për kontrollet që do të kryhen apo marrjen e dokumentacionit të nevojshëm për hetimin, të mos lejojnë prokurorët apo zyrtarët e BKH-së të ushtrojnë kontrolle. Ndoshta Rama mendon se kështu mund të ndalet SPAK, të frenohen veprimet e tyre, pasi sipas pretendimeve të kryeministrit, janë në tejkalim të ligjit.
Rama ka qenë i drejtpërdrejtë në mbledhjen e qeverisë, ku ka theksuar se pasi paralajmëroi drejtorët dhe sekretarët e përgjithshëm janë ministrat që duhet ta dinë dhe duhet të ndalin SPAK-un dhe BKH-në në veprimet që do të kryejnë.
Kryeministri Edi Rama
SPAK dhe BKH kanë kryer me dhjetëra hetime në zyra, institucione shtetërore, duke mbledhur me mijëra e mijëra faqe e dokumente për të provuar akuzat ndaj zyrtarëve të lartë që janë përfshirë në hetim nga SPAK-u, ku janë disa ish-ministra të kabinetit, sekretarë të përgjithshëm të tyre, por edhe zyrtarë të tjerë që janë në funksion apo janë larguar.
Ata akuzohen për korrupsion, tendera dhe afera korruptive. Gjithashtu, nga ana tjetër ndaj këtyre zyrtarëve paralel me hetimet për procedurat, tenderat apo aferat e dyshuara kanë filluar dhe hetime pasurore.
Mesa duket Rama është i frikësuar se shumë zyrtarë do të dalin shumë shpejt para drejtésisë . Nisur nga veprimet e shpejta dhe të forta të SPAK-ut kanë shtuar makthin e kryeministrit i cili u ka kërkuar vartësve qé mund të gjejnë një zgjidhje për të ndalur ofensivën e SPAK-ut dhe BKH-së ndaj korrupsionit kupolën qeveritare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



