E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama prezanton aplikacionin e ri të Postës Shqiptare
Publik News

Rama prezanton aplikacionin e ri të Postës Shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka ishte sot në Elbasan, ku prezantoi ofertën e re të postës shqiptare.

Sipas njoftimit, tashmë nuk do të jetë e nevojshme që të shkoni në postë për të paguar faturat, por mund t’i bëni ato edhe nga telefoni.

“e-Wallet është portofoli i ri elektronik i çdo qytetari, për të kryer të gjitha shërbimet postare nga celulari i vet, pa pasur më asnjë nevojë për të harxhuar kohë, nerva e deri edhe lekë për ryshfet, nëpër radhët e labirintet e burokracisë.

Kush flet për administratën e për korrupsionin në administratë, ka të drejtë të kërkojë shumë më tepër akoma, po kush nuk e sheh ndryshimin si dita me natën në shërbimet për qytetarët, ose ka shumë mllef politik e nuk shikon dot ose ka humbur kujtesën dhe nuk gjykon dot”,- tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin dhe bëni regjistrimin duke krijuar profilin tuaj për të kryer më pas shërbimet nga shtëpia apo kudo që të jeni.

Rama bëri një apel edhe për punonjësit e postës.

“Të lutem bëni një fletë palosje të bukur, çojani çdo qytetari ta fiksojë që nëse do të shërbehet nga shteti pa parë njeri fare dhe vetëm me telefonin e vet dhe të mos ketë probleme, e ka këtë mundësi”,- tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.