E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama prezanton  projektin e rindërtimit të Bubqit: Në korrik çelet kantieri i ndërtimit, ndryshim rrënjësor në jetën e njerëzve
Publik News

Rama prezanton projektin e rindërtimit të Bubqit: Në korrik çelet kantieri i ndërtimit, ndryshim rrënjësor në jetën e njerëzve

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Kulturës Elva Margariti dhe ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë vizituar ditën e sotme Bubqin, për të prezantuar projektin e rindërtimit në këtë zonë.

Sipas ministrit Ahmetaj, kantieri i ndërtimit pritet që të çelet në korrik, ndërsa projekti i ri i ndërtimeve pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor në jetën e njerëzve të kësaj zone.

Rama pak para se të largohej nga Bubqi i ka premtuar banorëve se do të marrin çdo centimetër siç e kanë pasur, ndaj nuk duhet të shqetësohen.

“Aty ku tërmeti i 26 nëntorit goditi fortë dhe në fundqershor – fillimkorrik çelet kantieri i rindërtimit, me një plan të ri zhvillimi për një qendër administrative e komunitare, ku shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re, parku i ri dhe ndërtesat e reja të banimit, do të bëjnë realitet ambicien tonë për ta kthyer krizën e shkaktuar nga tërmeti, në mundësinë e madhe të një ndryshimi rrënjësor në jetën e njërëzve”, shkruan Rama në facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.