Rama propozon mbajtjen e Kuvendit të përbashkët me Kosovën në muajin nëntor, për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot në Prishtinë mbajtjen e Kuvendit të përbashkët në muajin nëntor me Kuvendin e Kosovës, për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
“Do ju propozoj që meqë jemi në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, të kishim në nëntor të parin kuvend të përbashkët me të dyja parlamentet e mbledhura në një dhomë ku po na u dha mundësia e po u ra dakord, të na jepet dhe ne të dyve privilegji të adresojmë këtë dhomë të përbashkët të Kuvendit, por nëse bashkë arrijmë të bindim të dy Kryesitë e Kuvendit në Kosovë e në Shqipëri që të kemi këtë Kuvend të përbashkët, të japim dhe mesazhin për të gjithë ato që lexojnë sloganet e mbledhjeve që nuk janë slogane boshe. Të kemi një Kuvend të përbashkuar të nëntorit. Besoj është projekt që vlen”, tha Rama.
Marrëveshja për arsimin e lartë, zv.ministri kosovar: Maturantët nga Kosova dhe Shqipëria do të kenë qasje në 19 universitete nga Gjirokastra deri në Prishtinë

“Maturantët nga Kosova dhe Shqipëria do të kenë qasje në 19 universitete nga Gjirokastra deri në Prishtinë”.
Kështu deklaroi sot Zv.Ministri i Arsimit të Kosovës Dukagjin Pupovci në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar për arsimin e lartë.
Ai tha se marrëveshja po nënshkruhet në prag të afateve për regjistrim në arsimin e lartë në dy vende dhe ndaj mund të zbatohet.
“Kosova do kërkojë kuota të veçanta për studentët nga Shqipëria”, tha zv. ministri Pupovci.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



