Rama pyetet për takimet me shqiptarët e dyshuar si të lidhur me kartelin e Sinaloas, acarohet kryeministri dhe ‘lëshon gojën’: Ju kam lënë Zotin!
Kryeministri Edi Rama është pyetur gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët lidhur me një takim që ai ka zhvilluar me tre persona të cilët, sipas mediave meksikane, kanë pasur kartelin e drogës Sinaloa.
Kjo çështje duket se nuk i ka pëlqyer kryeministrit, i cili ka “lëshuar gojën” duke i hedhur poshtë të gjitha pretendimet.
“Ju kam lënë Zotin, nuk jetoj për të ngrënë dhe për të jashtënxjerrë” – u drejtohet Rama mediave.
Rama: E para e punës, nuk besoj se ka ndonjë dallim të madh mes medias në fjalë dhe medias tuaj. Është e njëjta gjë. Mund të thuhen të vëreta dhe shumë gënjeshtra. E konsideroj të neveritshme që me një copë letër që del diku, kudoqoftë, merret një familje e tërë shqiptare dhe kryqëzohet nga mëngjesin në darkë, pa pyetur kush jeni dhe me çfarë merreni. Lidhet nejriu më i kërkuar në botë, pasuria e të cilit përllogaritet se është më e madhe se GDP-ja e Gjermanisë. Çfarë lidhje ka një njeri me pasuri të tillë të pastrojë paratë me një hotel me më pak se 100 dhoma në Vlorë.
Si bëhen këto gjëra pa asnjë verifikim. Thjesht kap emra, përplasi pas murit, ngriji dhe uli trafikantë, ngriji dhe uli, ju qofshi dhe Zoti ju pastë në kujdes. unë jam krejt i pafuqishëm për të bërë çfarëdolloj gjëje tjetër. Nuk kam asnjë lidhje me asnjë kartel, nuk jetoj për të ngrënë më shumë dhe për të jashtënxjerrë më shumë. Jetoj për disa gjëra të tjera që nuk ka asnjë mundësi t’ua shpjegoj. Ju kam lënë Zotin të gjithëve që bën këto përralla dhe që përfshihen në një valë sulmesh. Shkatërrojnë jetë njerëzish dhe familje. Doli një artikull atje dhe mbushet gjithë rrjeti i kanalit të Vatanit këtu me një llumhane që nuk di se sib ëhet për ta frenuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



