Rama reagon: “Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në platformën X pas protestës së zhvilluar nga opozita para Kuvendit, duke përdorur një gjuhë të fortë dhe metaforike
Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas një dite të shoqëruar me përplasje para Kryeministrisë dhe më pas pranë Kuvendit, ku u hodhën molotovë dhe policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Në postimin e tij, Rama shkroi: “Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, një shprehje që është interpretuar si reagim i drejtpërdrejtë ndaj organizatorëve të protestës dhe retorikës së përdorur gjatë tubimit.
Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe pretendime nga opozita për përdorim të plumbave të gomës.
Nga ana e opozitës, drejtues dhe përfaqësues të saj e kanë cilësuar ndërhyrjen e policisë si të pajustifikuar, ndërsa kanë paralajmëruar vijimin e protestave në ditët në vijim.
Ndërkohë deputetet e PD-së u përplasën para pak minutash me disa policë civilë oranë zyrave të PD-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



