E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama, replikon me Kryemadhin: Ka fallxhore që besojnë lidhjen direkte me të Plotfuqishmin
Publik News

Rama, replikon me Kryemadhin: Ka fallxhore që besojnë lidhjen direkte me të Plotfuqishmin

Kryeministri Rama ka pohuar sot se vaksina anti-Covid nuk do të jetë e detyrueshme, por është shumë e këshillueshme. I pyetur nëse ata që nuk bëjnë vaksinën do të përjashtohen nga shërbimet në e-Albania, Rama e mohoi.

“Vaksina nuk është e detyrueshme dhe nuk ka pasoja të ansjë natyre. Nëse dikush nuk vaksinohet, nuk do ti refuzohen shërbime nga e-Albania. Vaksina është jo me detyrim, gjithkush vendos vet. Dëshiron ta bëjë, s’dëshiron ta bëjë.

Është shumë e këshillueshme. Vaksina është armë ofensive, e imunizon njeriun dhe e asgjëson rrezikun”, tha Rama. Kryeministri thumboi të gjitha ata që nuk besojnë vaksinën, dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

“Por ka njerëz që kanë mendjen e tyre. Ka çuna Facebooku me diplomë fallco dhe i druhen Bill Gates se do u vjedhin sekretet e filxhanit. Ka fallxhore që i besojnë lidhjes direkte me të Plotfuqishmin dhe e konsiderojnë vaksinën lojë të djallit. Ka të tillë. Askush nuk është i detyruar”, shtoi kryeministri.

Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me protestën e fermerëve në Fier, të cilët kanë dalë kundër shpronësimeve për ndërtimin e spitalit, të financuar nga qeveria turke.

Rama ka thënë se janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme dhe po punohet për të arritur një marrëveshje me banorët.

“Në zonën ku do të ndërtohet spitali janë saktësisht 12 familje, spitali do të jetë publik, jo privat.

Do të jetë një spital ku Republika e Turqisë do të kontribuojë jo vetëm për ndërtimin, por edhe për transferimin e teknologjisë dhe të dijes dhe për një periudhë kohë do të administrohet dhe do drejtohet në pavijonet e veta nga specialistë turq. Do të punësohen mjekë dhe infermierë shqiptarë që do të punojnë nën drejtimin e specialisteve turk dhe në fund të tranzicionit do marrin drejtimin e spitalit.

Shteti ka të drejtën të bëjë shpronësim për interes publik. Protestat nuk funksionojnë kur nuk kanë bazë bë drejtën e sanksionuar në ligj. Ndërkohë që përfitoj nga rasti që tu them familjarëve atë që u ka thënë dje kryetari i Bashkisë, që kjo gjë nuk është për diskutim është për zbatim.

Duke qenë se kjo merr kohë, u është kërkuar mirëkuptimi që të firmoset një marrëveshje. Do të shpronësohen sipas ligjit.

U është thënë që në atë territor që nuk do të shpronësohet, që u takon atyre që të ngrejnë njësi shërbimi për njerëzit që vijnë e ikin. Spitali do ketë shumë kërkesa.

Për shkak se u është kërkuar kjo marrëveshje, u është thënë që për çdo ditë vonese nga marrëveshja, qeveria do u japë dëmshpërblim. Garanci më shumë se kaq nuk mund të japim për ata. Spitali është një e mirë publike për të gjithë dhe nuk mund ta negociojmë me asnjë”,- tha Rama.

Më pas, kryeministri u pyet edhe për marrëdhënien dhe ‘dhuratat’ që ka marrë nga presidenti turk Erdogan.

Rama tha se është vetëm një marrëdhënie partneriteti dhe miqësie.

“Marrëdhënia ime me presidentin nuk është marrëdhënie me jep, të jap. Me teoritë është thënë ca nuk është thënë. Marrëdhëniet e mia me presidentin turk dhe me të gjithë ata që kamë bashkëpunuar është një marrëdhënie respekti, reciproke dhe në raste të caktuar miqësie.

Në marrëdhënie me partnerët tanë unë jam i barabartë dhe kërkoj dhe jap barazinë.

Pse e bën këtë është e qartë, është pjesë e një partneriteti dhe një miqësie që kemi unë dhe ai. Të gjitha këto ndikojnë por në thelb këto janë vetëm një pjesë e tyre”,- u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.