Rama në një postim në “Instagram” shkruan se kërpudha është rikthyer dhe është 1 metër më e lartë se ç’ishte. “Pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, KËRPUDHA e artisit të mirënjohur bashkëkohor Carsten Holler, dhuruar prej tij nga koleksioni i famshëm i disa muzeve prestigjozë të botës, është rikthyer në vendin e vet 1 m më e lartë se ç’ishte.
Karakteristika e kësaj kërpudhe është se kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson”, shkruan Rama.








