Rama rrëfehet te Fevziu: Nuk bêj debat me të ‘vdekurin ” Berisha dhe as nuk pranoj komision hetimor në parlamentin zoologjik…
“Zbërthehet” Rama/ Tregon dhuratën që ka marrë nga McGonigal
Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë marrë përgjues nga ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal.
Ai tha se fjala e përdorurë në gazetat e amerikanë për përgjuesn shqip ka kuptimin e një kapeleje ose dhurate simbolike.
Në intervistën e zhvilluar me gazetarin Blendi Fevziu ai zbuloi se ka marrë dhuratë një kapele të FBI nga Charles McGonigal.
“Përgjues. Më dha ca përgjues specialë. Përgjues me satelitë. E ke në versionin shqip, lexoje në anglisht. Ajo fjala që përdoret ashtu përdoret për kapele, bluza për të gjithë ato që jepen si dhurata simbolike. Më dha një kapele të FBI-së. E kam atë kapele.
Gjëma e parë është se kemi sajuar paratë. U hetua atje. Na doli që edhe non gratën e këtij të vdekurit që kujton se është gjallë e paskam bërë unë me McGonigalin. Që t’u besosh këtyre ka dy rrugë, ose të jesh idiot, ose të jesh berishist.
Unë di të them që kjo vorbull do të ketë dy rezultate. Mua më dalin fjalën sepse di të lexoj dhe të shoh tre hapa më larg të tjerëve. Kjo vorbull që këta po krijojnë do nxjerrë dy gjëra, që çfarë ishte e errët për paratë ruse dhe non gratën do dalin të zeza fare dhe me 14 Maj këta do hanë një shpullë nga ky popull. Unë po të them çfarë unë mendoj, duke bërë sinteza për ato që dëgjoj dhe lexoj. Shumë shpejt do të shikoni që këta që bërtasin kaq shumë, i dinë nga eksperienca e tyre dhe këto gjëra do të ekspozohen”, tha Rama
Zotohet Rama/ S’do ta pranoj kurrë Komisionin Hetimor për “McGonigal”
kurrë ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar lidhur me çështjen McGonigal.
Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu ai u justifikua duke thënë se ky është një abuzim që po bën opozita.
Më tej ai theksoi se nuk do të lejojë që opozita ta përdorë kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë.
“Nuk do ta pranoj kurrë .Për çfarë ? Nuk jemi në pikën që unë pretendoj se ju merreni me trafik droge dhe unë hetoj. Kjo ndodhte në kohën e diktaturës, që unë ngre akuzën dhe pastaj kërkoheshin provat. Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse ky është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me çdo normë të lirisë dhe të drejtave të njeriut, me çdo normë të bashkëjetesës institucionale. Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam jo djali i Kristal Ramës, por djali i satanait. Këtë të drejtë ta mbajnë për vete dhe ata që ju besojnë t’i venë nga pas, por nuk kanë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë”, deklaroi a
“Kuvendi në një situatë zoologjike”/ Rama heq fajin nga vetja, akuza opozitës

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me mocionin e thirrur nga opozita për rastin “McGonigal”.
Ai e ka cilësuar situatën në Parlament si një situatë zoologjike duke ia hedhur fajin opozitës.
Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu për sa i përket çështjes së vulës së PD-së ai tha e nuk i përket atij të flasë duke pohuar më tej se opozita është dorëzuar prej vitesh.
“Padashur jam përfshirë në një gjëra që nuk kam dashur. Do shkoj në mocion sepse e shoh të arsyeshme të shkoj, sepse dua jo, sepse me detyron dikush. Në një situatë zoologjike. E them me keqardhje një situatë zoologjike se siç e patë herën e kaluar aty janë dy grupe që nuk e lënë njëra tjetrën të flasin dhe e ha pala e tretë. Nuk merrem me të drejta e njëri grup e e shkeljet e tjetrit. Unë i kam borxh qytetarëve që mos të japë llogari në një ambient të tillë zoologjik. Opozita është dorëzuar nga detyra opozitare prej vitesh. Çështja e vulës është një gjykatë, ne nuk kemi lidhje se kush shkon në zgjedhje. Nuk është çështja ime. Kjo nuk është një bisedë për mua”, tha ai./
O zotrote, nuk bëj debat me të vdekurit…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi disa ditë më parë kryeministrin Edi Rama në debat për çështjen “McGonigal”, por kreu i qeverisë e ka shmangur përballjen.
Gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur mbrëmjen e sotme pikërisht për këtë ftesë të Berishës dhe Rama ka shthurur gojën duke e quajtur kreun e demokratëve të vdekur.
Duke u përballur me insistimin e Fevziut, Rama i është drejtuar ashpër dhe u drejtua për Berishën me fjalën zotrote.
Pjesë nga biseda:
Rama: Me të vdekurit nuk flas unë. Nuk im faji im që e kujtoni, është i vdekur
Fevziu: Pse nuk shkoni në debat? Ai thotë 5 minuta…
Rama: Ajo që unë uroj shumë se njerëzit që më duan të mirën dhe unë jam i sigurt se ti je nga ata që i duan të mirën këtij, të mos më lënë mua siç e latë ju këtë, se njerëzit duan të mirën tonë o zotrote.
Fevziu: Po jeni psikolog…
Rama: Ik në shtëpi…
Fevziu: E nxorët ju nga shtëpia, ai ishte në punë të vet…
Rama: Kush e nxori nga shtëpia?
Fevziu: Ju!
Rama: Kush ju?
Fevziu: Lobingu, akuzat edhe McGonigali pastaj…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



