Rama ‘shigjeton’ Albin Kurtin: Nuk erdha në Kosovë të bashkoj partitë politike, jemi vëllezër por…
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat pas takimeve që ka pasur me liderë politikë në Kosovë u pyet a kishte pasur mundësi t’i bënte bashkë në një tryezë.
Por Rama tha se “unë nuk erdha këtu për të bashkuar të gjithë partitë politike apo të gjithë udhëheqësit e tyre në një tyrezë se e para s’është detyra ime, dhe e dyta ky do ishte një kapërcim i kuadrit etik, brenda të cilit sipas meje duhet të veprojë një kryeministër i Shqipërisë kur vjen fjala te Kosova dhe e anasjellta”.
Rama shigjetoi edhe politikanët që kanë reaguar për çështje të brendshme të Shipërisë dhe tha se nuk mendon mirë për ata që në rolin e kryeministrit i tregojnë të tjerëve në shtetin tjetër se ç’duhet bërë. Kjo deklaratë i referohet reagimeve që ka pasur nga Lëvizja Vetëvendosje për çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
“Asnjëherë s’kam menduar mirë për këdo që duke e bërë rolin e kryeministrit, është përpjekur t’ju tregojë të tjerëve në shtetin tjetër se cfarë duhet të bëjnë dhe si duhet ta bëjnë. Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte, dhe cilido që është në rolin e krytarit të qrverisë duhet të jetë mishërim i këtij detyrimi. Por Shqipëria as e ka e as do e marrë përsipër detyrën e kujdestarit apo e tutorit, mentorit që nga lart i tregon udhëheqësisë në Kosovës se cfarë duhet të bëjë“.
“Nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike si personi që kam detyrën dhe kapacitetin për ta bërë këtë por për të dëgjuar nga të gjithë, hapur opinionet e tyre, këndvështrimin e tyre. E dimë se jo të gjithë mendojnë njësoj për të gjitha në këtë situatë, e natyrisht për të pasur një sens real të realitetit politik sipas tërësisë së këtyre këndvështrimeve,. U jam mirënjohës të gjithëve për mikpritjen, për drejtpërdrejtësinë e ndarjes së opinioneve se pas 24 orësh di më shumë se cdi para 24 orësh lidhur me këtë cështje e situatën.
U takon udhëheqësve të këtushëm të marrin vendimet e tyre e të zhvillojnë proceset e nevojshme unë nuk e fsheh që kam opinionet e mia por janë opinionet e një vëllai që jeton në shtëpi tjetër. Jemi vëllezër por kemi dy shtete, dy shtëpi.
Ky është një problem por edhe privilegj, mund të mos kishim dy shtëpi sot, por mund të mos kishim as Kosovën e pavarur e demokratike, shumëkush mund të përtojë ti kthehet historisë e të shohë në cfarë konteksti u zhvillua rezistenca e popullit të Kosovës.
Për shumë kënd kanë kaluar shumë vite e Thaci e Veseli mund të shihen thjesht me syrin e atyre që bënë e nuk bënë sa dhe si duhet në qeverisje, por ajo cka sot duhet kujtuar me forcë është se pa këta emra të përvecëm e të tjerë me ta sot mund të mos kishim as Kosovën e pavarur e shtet sovran e jo më dy shtëpi”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



