E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama shkakton të qeshura në selinë e BERZH: Investues të depresionuar në Londër, hajdeni tek ne, ka naftë dhe bregdet
Lajme

Rama shkakton të qeshura në selinë e BERZH: Investues të depresionuar në Londër, hajdeni tek ne, ka naftë dhe bregdet

Kryeministri ynë shkaktoi të qeshura në sallë, teksa i quajti biznesmenet në Londer depresivë. Ai ndodhet në një samit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në selinë e BERZH-it në Londer.

“Po shoh gjithmonë e më tepër investues të depresionuar në Londër, kështu që mendoj se Ballkani është destinacion i rëndësishëm për ta provuar e për të ngritur moralin”, tha Rama, i cili shkaktoi dhe të qeshura në sallë. “Më pelqeni zoti Rama, se jeni gjithmonë provokator”, iu përgjigj moderatori.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se “Kemi optimizëm të arsyeshëm se ka burime të reja të mëdha të naftës dhe gazit në Shqipëri dhe rajon. Sidoqoftë do të doja të theksoja turizmin si fokusin kryesor së paku për 10 vitet në vijim, sepse ka një kërkesë të madhe dhe që po rritet shumë. Operatorët tanë turistikë janë të detyruar të kthejnë mbrapsht 25% të kërkesës për shkak të mungesës së infrastrukturës sonë pritëse dhe pse shifrat janë rritur në mënyrë të ndjeshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.