E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RAMA SHKARKON BORDET DHE DREJTORËT E ADMINISTRIMIT TË STUDENTËVE
Lajme

RAMA SHKARKON BORDET DHE DREJTORËT E ADMINISTRIMIT TË STUDENTËVE

Rama shkarkon bordet dhe drejtorët e administrimit të studentëve. Burimete ndryshme bëjnë me dije se vendimi nga kreu i qeverisë është marrë ditën e sotme.

Në fakt, kryeministri Rama mbrëmë në “Top Show” e paralajmëroi një lëvizje të tillë, duke iu referuar faktit se në borde ka përfaqësues të qeverisë dhe që sipas tij, nuk e kanë bërë punën si duhet. Kryeministri nuk hezitoi të thoshte se është i zhgënjyer prej tyre, aq kohë sa situata me studentët arriti deri këtu.

“Po të jetë për mua, unë i shkarkoj të gjitha’, tha Rama dhe duket se mënjeherë sot e ka vënë në zbatim atë që deklaroi, raporton newsbomb.al.

Ndërkaq, protesta e studentëve vijon sot në ditën e tetë, por në ndryshim nga ditët e mëparshme studentët janë ndarë sot në dy grupe. Njëri grup vazhdon të protestojë përpara minitrisë së Arsimit, ndërsa një grup tjetër janë stacionuar para Kryeminitrisë, ku një pjesë e tyre kaluan edhe natën aty.

Kryeministri vijon me thirrjet e tij për dialog, ndërsa studentët shprehen të vendosur se nuk ka negociata por të plotësohen kërkesat e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.