Rama: Shoferi i Xhafës u vetëvra, e kanë futur në një…
Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme turin e llogaridhënies qytetare në qytetin e Korçës, ku nuk ka nguruar as të komentojë edhe vrasjen e gardistit, Shkëlzen Qordja, shofer i ministrit Fatmir Xhafaj.
Rama tha se nuk ka fjalë për këtë ngjarje, e teksa kërkoi që t’i lihet kohë drejtësisë të zbardhet e vërteta, nuk nguroi të komentonte akuzat e opozitës për të goditur ministrin e Brendshëm.
Ai e cilësoi si vetëvrasje të gardistit, dhe jo vrasje të dyshimtë.
Ai tha:
Ngushëllime gardistit që u vetëvra. Familjarët e viktimës u gjendën nën rrebeshin e sulmeve politike. Akuzat e opozitës janë një skenar fantazie makabre për të goditur ministrin e Brendshëm, për të goditur qeverinë. Vërtetë që nuk ka fjalë për t’u komentuar.
Është i neveritshëm, është i turpshëm, është një tjetër shembull i një vështirësie të jashtëzakonshme ku gjendet hapësira e debatit politik që karakterizoi edhe gjithë procesin për të marrë më në fund edhe datën e çeljes së negociatave.
Si mund t’u thuash dy prindërve djalin, kur djali në kushte depresive, kreu vetëvrasje? Kjo nuk perceptohej as në Shqipërinë e Mesjetës”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



