E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama shpall Shqipërinë “cashless” deri në fund të dekadës
Flash

Rama shpall Shqipërinë “cashless” deri në fund të dekadës

Në përfundim të një takimi maratonë me përfaqësues të industrisë së teknologjisë, kryeministri Edi Rama zbuloi një tjetër synim ambicioz të qeverisë shqiptare: eliminimin total të parasë fizike nga ekonomia shqiptare brenda kësaj dekade.

“Duhet ta kalojmë në një nivel tjetër agjencinë e inovacionit… kemi dhe një ambicie tjetër që deri në fund të dekadës Shqipëria të jetë cashless, pra transaksionet financiare të jenë digjitale”, deklaroi Rama. Sipas tij, kjo është një sfidë që kërkon “sforco të madhe” dhe “gozhda sensibilizim”, por është e arritshme.

Kryeministri e paraqiti këtë hap si një domosdoshmëri për të “çliruar vendin nga një barrë pluhuri dhe ferrash në jetën e përditshme”, duke e shoqëruar me fjalorin e zakonshëm të frazave optimiste për transformimin teknologjik.

Ai shtoi gjithashtu se në dokumentin strategjik që do përgatitet nga agjencia e inovacionit, do të kërkohet që projektet të jenë “sa më të lira dhe kreative”, pa vendosur kufij në imagjinatë apo kosto.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha me informalitetin, mungesën e edukimit digjital në zonat rurale dhe mosbesimin e qytetarëve ndaj sistemit bankar. Ndërkohë, shumë shërbime online të qeverisë  nga e-Albania te sistemet fiskale kanë qenë tërësisht jofunksionale në raste krizash, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi kapacitetin real për një transformim të tillë rrënjësor.

Rama nuk dha një plan konkret për mënyrën se si do të realizohet kalimi në një ekonomi “pa para në dorë”, as se si do të përfshihen shtresat vulnerabël në këtë proces. Por një gjë është e sigurt: qeveria po shpalos vizione të reja  ndërsa realiteti në terren shpesh mbetet në dekadat e kaluara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.