E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama shpërthen kundër Berishës: Gruas time ti i ha ato që nuk thuhen. Ish-kryeministri: Fundërrinë, i merr gruan shokut
Politikë

Rama shpërthen kundër Berishës: Gruas time ti i ha ato që nuk thuhen. Ish-kryeministri: Fundërrinë, i merr gruan shokut

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha, kanë replikuar në akuza të forta me njëri tjetrin, duke përmendur dhe familjet reciproke.

rama kuvend

 

 

Rama e akuzoi Berishën si një njeri që nuk ka marrë vizën në Amerikë, ndërsa Berisha i është rikthyer akuzave të vjetra duke i thënë se kryeministri ka mohuar atësinë e djalit.

DEKLARATA E RAMËS: Unë nuk të pyeta a ke marrë ftesa nga SHBA, nuk ishte kjo pyetje, dhe nga ana tjetër, duke menduar se si ta japësh përgjigjen pa e dhënë, bëre një gabim, the që nuk dal jashtë shtetit për arsye pune, po ti jo vetëm del jashtë shtetit, por merr Fatmir Mediun, shkon në Bundestag e nuk lë llaf pa thënë për Shqipërinë, informon edhe ndjekësit e tu dixhitalë, nuk e diskutoj që kanë mal për ty në gjithë globin, të pyeta e kalon dot oqeanin, apo jo. Sali kam pas një shok si ty unë, që kur fliste nga bankat ishte trim i madh, po të them kaq, jam shumë i dëshiruar, nuk jam si ti, mendon që nderi i zyrës ku unë jam sit e ti ishte dje, e do që unë të jem i dëshiruar që ti vërtetë ta kalosh oqeanin, por si përgjigjesh më bën të mendoj se ka një problem. Sidoqoftë bëre mirë që u përgjigje ashtu se këtë herë nuk ta bëj pyetjen që do vijë mbrapa, por ki kujdes sepse e mbylle fjalën me një çështje e cila nuk kishte lidhje me pyetjen, the që i kam hyrë një loje të rrezikshme, më ngatërrove me Lulin, më vjen mirë që na ngatërron se na sheh të afërt. Është Luli që ka paguar para nëpërmjet miqve rusë për një fotografi, mos harro se akuza, se kam paguar 20 mln dollarë për të takuar presidentin e SHBA rëndon edhe presidentin e SHBA jo mua, se ai dhe çdo zyrtar amerikan është i ndaluar të bëjë një gjë të tillë, ti nuk e ke problem se tani nuk të numërohet më se çështja e vizës është përcaktuar, por po të them një gjë, Sali, SHBA ti i ke sfiduar disa herë, edhe në këtë foltore kur i ke quajtur autoret e rrëzimit tënd këtu bashkë me të ndjerin Gazidede dhe me të mirënjohurin Blerim Çela, më kujtohen fjalimet pas zgjedhjes së Tramp se sa i thërrisnit të vinte t’iu ndihmonte.

Jeni si ata që thërrasin: Guri do të na rrahin, por Guri nuk vjen te ju, se nuk ka se si vjen tek ju. Ti je njeri që je marrë me gratë, vajza, nipa mbesa e kë ‘sje marrë, je njeri që nuk ke Kanun, ligj, gruas time dhe familjes time ti i ha ato që nuk thuhen.

berisha kuvend

BERISHA I PËRGJIGJET RAMËS: Ti je një copë fundërrinë ju merr shokëve gratë, i pafytyrë merr gruan e shokut, shkel çdo normë mor horr, çdo norme morale, njeri që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, incest, fundërrinë njerëzore. Shan si rrugaç ordiner, je ti që merr gruan e shokut tënd o i pafytyrë.

RAMA: Vetëm ilustrove atë që të thashë, që nuk ke lidhje me asnjë libër të vjetër a të ri të rregullave të bashkëjetesës shqiptare. Në vitin 200 ti bashkë me disa rreth teje ke fabrikuar dokument fals, sipas të cilit unë kam bërë gjyq dhe unë kam mohuar atësinë e djalit tim, je ti që e ke bërë këtë gjë, e ke ushqyer, ke shkaktuar dhimbje e lot në familjen time, por e ndolle Sali, vizat e mallit, të bardhë, të bardha, e ndolle, unë nuk kam lidhje as me vizat e mallit as me vizat e bardha ti shiko vizën e kuqe që të ndan ty me anen tjetër të oqeanit.

BERISHA: Çfarë i tha Besnik Mustafajt, tre gjera i tha: nuk vjedh, nuk vras dhe nuk marr gruan e shokut, ja the o i pafytyrë, ja ke thënë apo jo, fol këtu. Ka dokument i ka botuar Ymer Baze që të mban peng me dosjen e djalit, të gjyqit. I ke të botuara dhe nesër do i shohësh të ribotuara, ja ku është, nuk është këtu Ilir Meta se është president, ai të ka detyruar per të njohur djalin se nuk do të votonte për kryetar bashkie. Edhe kafshën, edhe derrin, lopën, gomarin, qenin po ta shohësh që nuk kujdeset për këlyshin do ta heqësh qafe, ky ishte për ta heq qafe, një njeri që i bën fëmijës së vet nuk meriton të jetë njeri, ai që ja bëri rri në zyrën e tij. Se ai ka origjinalin, ka kartelën klinike, dosjen gjyqësore e dinë mirë të gjithë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.