E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sot cakton zëvëndësin e Lleshajt
Publik News

Rama sot cakton zëvëndësin e Lleshajt

Mësohet se një nga emrat më afër postit të ministrit të Brendshëm, është ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, por kjo do të mësohet sot, kur vetë Kryeministri do të bëjë publik emrin që do të zëvendësojë Sandër Lleshajn në këtë detyrë. Burime thanë gjithashtu se ministri i ri i Brendshëm do të jetë ose një figurë e lartë politike, ose një figurë e nivelit të dytë në ekzekutiv, që më shumë do t’i ngjante një ministreje teknike, më pak e atakueshme politikisht. Nëse do të vendoset për një emër të tillë, mësohet se Kryeministri Rama mund të propozojë emrin e Elira Kokonës, e cila aktualisht mban postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë.

Pak ditë më parë, Kryeministri Rama është konsultuar me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, profilin e ministrit të ri të Brendshëm, i cili do të zëvendësojë Sandër Lleshajn pas dorëheqjes së dhënë. Kreu i qeverisë ishte në zyrën e Kryetarit të Kuvendit mesditën e së premtes, me të cilin ka ndarë mendimet se në ministrinë e Brendshme duhet të shkojë një figurë e pakonsumuar në ekzekutiv, i cili nuk do të ketë ngarkesën e drejtimit më parë të një dikasteri.

Nuk kanë munguar këto ditë edhe emra të tjerë si kandidatë të mundshëm, si sekretari organizativ në PS, deputeti Arben Pëllumbi, apo ai i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por edhe ai i Pandeli Majkos.

Gjatë afro tetë vitesh qeverisje, Kryeministrit Rama i është dashur të pranojë dorëheqjet e tre ministrave të tij të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt për akuzat e ngritura ndaj tyre, i pari si i implikuar me familjarët e tij në trafik narkotikësh, ndërsa i dyti për shkak të vëllait të tij, i cili u dorëzua në Itali për të kryer një dënim të pa ekzekutuar. Dorëheqja e Sandër Lleshajt erdhi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, por që sipas Lleshajt po kërkohej si sebep për të djegur Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.