Rama sqaron ftesën për Bashën: Burri është PD, gruaja është PS
Ju e keni dëgjuar atë zhurmën çfarë unë thashë për bashkëpunimin me Bashën dhe PD, natyrisht që mënyra si komentohet është e njëjta, me botoks ose me shkarravina. Në fakt sot nëse ka këtu në këtë vend vesh që mund ta dëgjojnë deri në fund atë që them janë veshët e nënave dhe gjysheve që, me të drejtë kanë shqetësimin cfarë do të bëjë më shumë edi rama dhe PS, ca do bëjmë më shumë politika për ne.
Si do bëhen këto, se të bukura duken, duan mundim, por si do bëhen me këtë politikë që është mina me sahat që plas gjatë rrugës ndërkohë që ne duam të ercim përpara
Thirrja për tu bashkuar, vetëdija ime se tejkalimi i kësaj politikë është domosdoshmëri, nuk është një thirrje për të bërë një qeveri bashkë siç bëri Saliu qeveri me këtë Likën nga halli kur s’kishte vota, apo siç ka ndodhur bashkimi i partive për interesa të tyre. Ne nuk kemi nevojë dhe nuk do të jemi në nevojën që do të kërkojmë vota, sepse ne në 25 prill do të marrim shumicën absolute. Është një thirrje për ta bërë politikën që ti ngjajë sado pak shqiptarëve përballë tërmetit, përballë pandemisë. Shqiptaret në ato faza i bashkoi ajo që e vuajnë nga brenda, por politika duhet të behje që bashkimi të mos vijë nga vuajtja ose nga halli, por nga bindja se ky është detyrimi më i dobishëm ndaj njerëzve për ta bërë politikën një hapësire ku njerëzit të mos kenë frikë të hyjnë”, tha Rama.
“Ka blerje votash me bixhozin elektoral të PD”
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Tirane ironizoi kreun e PD, duke e krahasuar me Rapush Xhaferrin.
“Ka blerje votash me lekë, por ka një blerje votash me bixhozin elektoral të PD. Një blerje që është simetrike me blerjen që njësoj si në bixhoz ku bëri Rapush Xhaferri mendjeve të shqiptarëve, duke i çoroditur komplet. Ti më jep një unë të jap dy. Brenda dy javësh unë ti dyfishoj, brenda një muaj ti katërfishoj dhe shqiptarët arrijnë deri aty sa shesin edhe shtëpi. Rapushi i shkonte njësoj, me makinë, madje ja shtronin rrugën edhe me sheqer. Edhe Lulit ja kishin shtruar rrugën me sheqer në Lezhë. Rapushi është prap mes nesh në një formë tjetër. Rapushi ka trajtën e Lulzim Bashës, është më i ri se Rapushi. Është më i qeshur se Rapushi, është më i vështirë për tu marrë vesh se kush është Rapushi, por është Rapushi i rikthyer në një formë tjetër për ti bërë shqiptarëve një test. Si mundet sot të ketë njerëz, të cilët ti dorëzohen stresit, lodhjes, marrëzisë dhe ti shkojnë pas një Rapushi dhe të besojnë se ato që ai thotë bëhen. Unë nuk them se nëse votohet ky Xhaferri i vogël do shkojë Shqipëria në flakë por do shkojë poshtë Shqipëria.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



