E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sulmon gjyqtarin Klarent Demiri:Nuk do të tolerojmë…
Lajme

Rama sulmon gjyqtarin Klarent Demiri:Nuk do të tolerojmë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarit Klarent Demiri, pas dy vendimeve të tij për të penguar ekzekutimin e çlirimit të një prone publike, të cilën kreu i qeverisë e cilësoi si “tokë të xanun”.

“Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e çlirimit të kësaj ‘toke të xanun’? Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik,” shkruan Rama.

Ai thekson se qeveria nuk do të tolerojë më asnjë gjyqtar që, sipas tij, përdor pavarësinë për të penguar vendimmarrjen ekzekutive. “Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cënuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv,” – shprehet kryeministri.

Rama paralajmëron se për këtë çështje do t’i drejtohen organeve të qeverisjes së gjyqësorit, ashtu si më herët për prokuroren Gjeli dhe gjyqtarin Balliu, duke i bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të tregojnë përkushtim dhe kurajo.

Ky reagim i kryeministrit vjen në kuadër të nismës së qeverisë për çlirimin e hapësirave publike dhe pjesë e axhendës “Shqipëria 2030 në BE”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.