E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sulmon kryebashkiakët: Kanë një nivel indiference shumë të lartë në raport me qytetarët
Publik News

Rama sulmon kryebashkiakët: Kanë një nivel indiference shumë të lartë në raport me qytetarët

“Pjesa tjetër e ankesave që për fat të keq nuk kemi qenë në gjendje për t’i dhënë drejtim lidhen me pushtetin vendor, është për t’u habitur që bashkitë kanë një nivel indiference shumë të lartë në raport me ankesat e qytetarëve në platformë gjë që tregon se bashkitë kanë një nivel indeiference shumë të lartë në raport me qytetarët në përgjithësi e ky është një problem shumë i madh”, theksoi Rama.

Kryeministri nder te tjera tha se ndoshta do të vijë dita që edhe martesat të bëhen online.

“Kini parasysh që mbi 1 mijë shërbime janë në telefon, 95% e shërbimeve dokumente që jep shteti, vetëm 5% janë si puna e martesës martesat online nuk i kemi akoma po mbase do vijë dita që do të bëhen, madje pardje po lexoja që kanë fillaur njerëzit të martohen edhe online por nuk e kemi këtë shërbim, se janë disa shërbime që e duan prezencën fizike”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

“52 mijë s’janë të gjitha ankesat që kanë ardhur janë pothuajse dyfish por në pjesën tjetër të ankesave ka një pamundësi zgjidhje, ka pasur më saktë për dy arsye.

Njëra se një pjesë janë të lidhura me pushtetin gjkyqësor e këto nuk i zgjidh dot platforma se s’është gjykatë. Nëse një cështje është gjyqësore këtë nuk e trajton dot qeveria. Se është për t’u habitur që sot e gjithë ditën njerëzit edhe në rrjetet e mia sociale shkruajnë ky e ai gjykatës deri te pse nuk fute në burg këtë e pse nuk fute në burg atë se jeni bashkë, se po mos ishit bashkë do ishit fut në burg. Nuk fut në burg qeveria njerëz.

Nuk është kryeministri apo ministrat prokurorë. Ne i dimë shumë mirë cfarë problemesh ka pushteti gjyqësor e për këtë arsye kemi ndërmarrë gjithë këtë reformë në drejtësi.

Pjesa tjetër e ankesave që për fat të keq nuk kemi qenë në gjendje për t’i dhënë drejtim lidhen me pushtetin vendor, është për t’u habitur që bashkitë kanë një nivel indiference shumë të lartë në raport me ankesat e qytetarëve në platformë gjë që tregon se bashkitë kanë një nivel indeiference shumë të lartë në raport me qytetarët në përgjthësi e ky është një problem shumë i madh.

Me futjen e mekanizmit të sanksioneve financiare në ligj nuk është më cështje subjektive vetëm por edhe ligjore dhënia përgjigje e zgjidhje qytetarëve,

Në rastin e Bashkive përvec një detyrim i drejtpërdrjtë se janë pusheti më afër qytetarit sanksionet do bëjnë që të jetë shumë më pranë njerëzve edhe fakti që një institucion vendor i caktuar nuk iu përgjigj këtij qytetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.