E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sulmon LSI: Kur ishim në koalicion…
Publik News

Rama sulmon LSI: Kur ishim në koalicion…

Tjetër në publik dhe tjetër në tavolinë”

Kryeministri Edi Rama ka folur sot per ate qe ai e quan procesin e modernizimit te administrates shteterore dhe ka dhene edhe pergjigje per shkarkimet e atyre drejtoreve qe nuk jane me PS.

Sa i perket reformes ne drejtesi, Rama tha se tani LSI ka dale hapur kunder saj, teksa kur ka qene ne koalicion me PS, u shpreh se: “Ka hedhur gurin me qetësi dhe ka fshehur dorën me dashuri. Ka qenë vazhdimisht një qenie e dyzuar, tjetër në publik dhe tjetër në tavolinë”.

Lidhur me shembjen e pallatit ne Vlore, Rama tha se nuk eshte penduar: “Do ta bëja 1 mijë herë po të kthehesha një mijë herë”.

A do i kërkonit LSI te ulet ne vendet e PS?

Ne s’do i kërkojmë askujt asgjë, përvecse do bëjmë apelin që reforma në drejtësi s’është për PS, por aq më pak është për qeverinë sikundër procesi i hapjes së negociatave.
Të gjithë duhet të bëjnë detyrën e tyre, se ata që janë në parlament s’kanë madnat për të bllokuar reformën në drejtësi, nëse mandatin e përdorin për të krijuar skandale që cënojnë rëndë imazhin e Shqipërisë si ai imazh i parlamentit për të bllokuar zgjedhjen e prokurores mori dhenë kudo, sigurisht që ky është turp dhe turpi i mbetet atyre që e kanë por kostoja i mbetet Shqipërisë.

Si është ta përdorni vetëm timonin

Një barrë më e rëndë përgjegjësi e sfidë më e madhe se nuk ka kujt ti lësh fajin ashtu sikundër edhe nuk ka psikologjikisht një lloj pajtimi të brendshëmn me faktin që disa gjëra nuk bëhet se politikisht e kemi të pamundur se jemi në koalicion.

A ju ka bërë më arbitrar?

Mua personalisht, më ka bërë shumë modest, më të vetëdijshëm për barrën dhe më të urtë përballë problematikave.

Ka deputetë të PS që janë të shqetësuar që s’e keni çuar tepsinë për skrap

Ka deptuetë të PS që e kanë më të vështirë se sa të tjerë të kuptojnë që ky s’është proces përzënie i disave por modernizimi ku duhet bërë reforma e pastaj ti gjejmë punës njeriun, ndaj kemi bërë një reformë për gjithë sistemin e drejtimit në ministri,
cështja e burimeve njerëzore s’është e partisë, është e qeverise.

Zoti Ndreu ka bere nje status por ka edhe të tjerë që mund ti dini ju

Janë nën presinonin se njerëzit e partisë në rrethe të ngushta që kanë dhënë kontribute kërkojnë të gjejnë akses për tu punësuar në shtet por unë s’mund të harroj dhe është puna ime dhe e deputetëve t’ja kujtojmë njëri -tjetrit deri në bazë se kemi marrë një mandat për të modernizuaradministraten.

Nësë një drejtor që i përket LSI..

S’ka pikën e rëndësisë partia e drejtorit, ka rëndësi drejtimi i institucionit, përmbushja e kritereve dhe rezultatet e institucionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.