Rama: Synojmë që paga mesatare të shkojë 900 euro
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në harkun kohor të dy viteve synohet rritja e pagës mesatere në Shqipëri në nivelin prej 900 eurosh.
Pas mbeldhjes së qeverisë, kryeministri tha si fillim paga mesatare do të rritet për një pjesë të punonjësve ndërsa shumë shpejt do të publikohet dhe plani i plotë në lidhje me pagat.
“Synojmë që paga mesatare të shkojë në 900 euro. 5 mijë lekë bonus për pensionistët muajin e ardhshëm. Zotimet nuk kanë lidhje me zgjedhjet vendore. Do rrisim pagat edhe për kategori të tjera punonjësish. Këtë vit, rritje pagave të mjekëve dhe të infermierëve me 7%”, tha Rama./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


