E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama takim me të rinjtë e Rrogozhinës dhe ironizon opozitën: Lufta mes tyre është kush do marrë më shumë vota
Lajme

Rama takim me të rinjtë e Rrogozhinës dhe ironizon opozitën: Lufta mes tyre është kush do marrë më shumë vota

një takim elektoral në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në 6 mars. Në fjalën e tij, Rama nuk la pa ironizuar opozitën për të cilën tha se ata janë në luftë kush do të marrë më shumë vota. Nuk mundet tha Rama, që qytetarët e Rrogozhinës të votojnë bravën ose bishtin e varesë, duke i ftuar që votën e tyre ta japin për kandidatin e PS, Edison Memollaj.

“Lufta është se kush nga të dy do marrë më shumë vota. Jo rastësisht ka ndodhur të identifikohen me dy objekte që nuk kanë lidhje me hallet e qytetarëve, brava dhe vareja. Nëse doni ti vini një bravë Rrogozhinës merreni vërjani dhe mos luani vendit. Nëse doni një bisht vareje këtu merreni bishtin dhe tundeni. Janë dy zgjedhje pa lidhje.

Mund të jetë burri i mirë, por nuk mjafton. Njeriu i mirë është dikush që shikon punët e veta, por qytetari i mirë nuk mjafton me aq.

Unë do të doja që mos kishim mbi kokat tona atë renë e trishtimit që po përballen me diçka monstruozë, por jam këtu me kënaqësi sepse e di që ne që kemi ardhur këtu për të thënë se pse e mbështesin Edisonin. Një djalë që realisht e meriton respektin, besimin dhe në një farë mënyre është një shembull pozitiv për dedikimin ndaj komunitetit. Është kthyer nga jashtë për të dhënë një kontribut.

Ata të dy që janë në ajër këtu, përpiqeni që në datën 6 të çoni edhe të tjerë, sepse ju besoj e keni ndarë mendjen dhe vazhdojmë të bëjmë gjithçka të mundemi”, tha Rama, i cili nuk i kurseu as batutat.

“Sa më shumë shokë dhe shoqe atje. Bile bile është rasti që gocat ti thonë çunave hajde ma trego kë do votosh pastaj shihemi nga java tjetër dhe flasim”

©

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.