Rama takon në presidencë Metën për DATËN E ZGJEDHJEVE
Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në presidencë për të zvilluar takimin me presidentin Ilir Meta, për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit.
Rama është futur në presidencë me maskë ndryshe nga çfarë është shfaqur herët e tjera në ambiente publike pa asnjë masë mbrojttëse, për të cilën është diskutuar shumë.
Në zyrë e ka pritur Meta i cili në shenjë mirëseardhje e ka pyetur se çfarë do të marrë, kafe ose çaj.
Pas kësaj është ndërprerë lidhja “live” dhe media është nxjerrë jashtë, për të vijuar takimi mes tyre me dyer të mbyllura.
Kujtojmë se pas Ramës, në zyrën e Metës për të diskutuar për datën e zgjedhjeve do të shkojë kreu demokrat Lulzim Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



