RAMA TALLET ME METËN: I KA ZËNË VENDIN NARD NDOKËS, E PASHË NË FOTOGRAFI
Nga Tropoja, kryeministri Edi Rama komentoi deklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili tha se Kolegji Zgjedhor është shantazhuar dhe prandaj la në fuqi zgjedhjete 30 Qershorit.
Rama e krahasoi presidentin me kreun e PDK-së Nard Ndokën dhe me Haxhi Qamilin.
‘llir Meta ka zënë vendin e Nard Ndokës, me fjalinë, shantazhin ndaj gjykatësve, e pashë në fotografi. Nard Ndoka këtë nivel nuk e kishte kapur. Ilir Meta ka marrë përsipër molotovët institucionalë, ka marrë përsipër të gjuajë me molotov dekretesh zgjedhjesh, me molotov fjalësh nga zyra e parlamentit, gjykatave, Amerikës, Europës… Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Amerikë që të pyesim Amerikën, sa të kem Lulin dhe Monikën nuk pyes për Italinë dhe Amerikën. Haxhi Qamili kur mori kot atëherë i çuan fjalë i thanë sikur po e tepron kujdes se po preken interesat e Francës, sa të kem Kavajën me vete nuk pyes për Francë dhe Angli unë. Ç’a ti bësh, është ky vend që e rrotullon dhe e rrotullon dhe prapë tak, e nxjerr ndonjë Haxhi Qamil’, tha Rama nga takimi elektoral në Tropojë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



