E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Të martën hapim 4 kapituj të tjerë me BE
Lajme

Rama: Të martën hapim 4 kapituj të tjerë me BE

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të martën, më 16 shtator, Shqipëria do të hapë 4 kapituj të rinj negociues me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një tjetër hap historik në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Sipas Ramës, hapja e kapitujve do të bëhet në një takim të nivelit të lartë në prani të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, nën presidencën daneze të unionit.

“Tjetër lajm i mirë – Shqipëria nuk ndalet. Të martën hapim edhe 4 kapituj të tjerë, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash”, deklaroi Rama në një postim në rrjete sociale.

Kapitujt që do të hapen lidhen me Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qëndrueshme, duke përfshirë fusha strategjike si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi – prioritete kyçe për përputhjen me standardet e BE-së dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kryeministri theksoi se ky është një gur kilometrik tjetër në rrugën drejt objektivit strategjik “Shqipëria 2030 në BE”, duke shprehur bindjen se ritmi aktual i reformave dhe negociatave është një dëshmi e qartë e përkushtimit të vendit për anëtarësim të plotë.

Postimi i plotë:

TJETËR LAJM I MIRË – Shqiperia nuk ndalet🦅
Te marten, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.
Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha te rendësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE🇦🇱✋🇪🇺

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.