Rama të thotë ku i ka gjetur lekët, si blihet vilë 1000 m² me një libër?
Gazetari Armand Shkullaku ka ngritur pikëpyetje të forta mbi burimin e pasurive të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar më shumë transparencë mbi mënyrën se si janë siguruar të ardhurat për pronat e tij.
Shkullaku u shpreh skeptik lidhur me justifikimet publike për pasuritë e kreut të qeverisë, duke vënë në dyshim mundësinë që ato të jenë krijuar vetëm nga të ardhura të deklaruara, siç është rasti i shitjes së librit “Kurban”.
Ai përmendi konkretisht një vilë të madhe, si dhe një pronë në zonën e Bllokut, duke theksuar se për këto pasuri duhet të ketë një shpjegim të qartë dhe të verifikueshëm mbi burimin e financimit.
Në deklaratën e tij, Shkullaku u shpreh:
“Unë them, si mundet një njeri, them unë, që s’ka bërë asnjë punë në jetën e vet, të ketë një vilë 1000 metra katrorë, të ndërtuar nga biznesmenë shqiptarë dhe arkitektë të huaj, dhe të thotë që këtë e kam bërë se kam shitur librin ‘Kurban’.
Si mundet një kryeministër të blejë shtëpi gjysmë milioni euro në mes të bllokut dhe të thotë e kam nga honoraret e gruas.
Jo them përgjithësisht që mund ta ketë bërë edhe duke vjedhur puna e tij, si e ka bërë, po e ka bërë në Itali. Dhe nuk është paguar nga taksat tona. Dhe ky që vjen ditën për diell, ne themi a gjykata, transformimin, po ta futësh, po të marrësh një prokuror, po të bësh atë budallain, dhe t’i thuash: ma shiko çik këtë zonjën, para se të bëhej ministre, dhe ma shiko tani. Sa ka kushtuar transformimi i kësaj zonjës?
Sa e ka rrogën? Kaq. O do deklarojë kush ia ka bërë dhuratë, o do thotë ku i ka gjetur lekët dhe mbyllet në perëndi ikën në shtëpi për këtë gjë”,-tha Shkullaku.
Deklaratat e gazetarit në “Syri Tv” vijnë në një moment kur çështjet e transparencës dhe pasurisë së zyrtarëve të lartë vijojnë të jenë në fokus të debatit publik në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



