Rama thirrje shteteve: Mos gaboni!Mbështetja për Ukrainën s’duhet të jetë peng i politikave të brendshme
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje shteteve që të ndihmojnë Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht në luftën e saj kundër Rusisë.

Rama u shpreh se mbështetja për Ukrainën s’duhet të jetë peng i politikave të brendshme dhe i vonesave burokratike.
Ai theksoi se “ka oportunistë cinikë që thonë se se të ndihmosh Ukrainën në qëndresën e saj ndaj ushtrisë pushtuese pengon kauzën e paqes”.
Por kreu i qeverisë shtoi se “të shpërblesh agresor nuk sjell paqe, por shtron terrenin për më shumë luftë”.
Edi Rama në Samitin për Ukrainën
Kryeministri Edi Rama ka hapur sot punimet në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë.
Në praninë e presidentit Volodymyr Zelensky, Rama dënoi luftën në Ukrainë, ndërsa tha se Putin nuk ia ka dalë që ta shtypë popullin ukrainas.
Kreu i qeverisë thotë se Ukraina është sot më shumë se kurrë e ankoruar në BE.
“Kjo është një luftë që as Ukraina dhe as bashkësia jonë e kombit me të njëjtin qëndrim nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga vendimi i një njeri, i drejtuar nga një ëndërr e vjetër e një të shkuare perandorake. Ai nuk ja ka dalë, pavarësisht fuqisë e propagandës, Rusia nuk ia ka dalë të shtypë vullnetin e popullit ukrainas, nuk ia ka dalë të shtyptë të vërtetën. Putin donte ta fshinte Ukrainën nga harta për çështje ditësh, por nuk është sot më shumë se kurrë e ankoruar në Europë. Hedh sytë rreth kësaj tryeze, të gjithë ne këtu në BP jemi bërë bashkë për të paktën 1 dekadë për të folur për sfidat tona, për të planifikuar të ardhmen tonë.”-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje vendeve më të fuqishme ekonomikisht që të japin mbështetje financiare e ushtarake për Ukrainën.
‘Pavarësisht asaj për të cilën ende nuk mund të mos biem dakord të shohim para. E ardhmja që ne në Shqipëri shohim është e ardhmja e përbashkët. Prania juaj na bën që të pranojmë diçka që na bashkon me popullin Ukrainas. Jemi këtu për të treguar mbështetjen për Ukrainën e popullin e saj. Duam të ripërtërijmë angazhimin tonë. Një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtat e saj. Mbetemi të vendosur përkrah Ukrainës. Jemi të vetëdijshëm për kufizimet tona! E them se sa të vetëdijshme jemi dhe nuk kemi kapacitetin për të ushtruar mbështetjen financiare e ushtarake, u bëj thirrje që të njohin rolin e tyre. Mbijetesa e Ukrainës si një shtet i lirë varet nga mbështetja financiare e ushtarake që ata ofrojnë. Kjo mbështetje nuk duhet të jetë peng i interesave dritëshkurtër. Mënyra për ti dhënë fund luftës është të ndalim agresorin. Të ndalosh Ukrainën në vend që të ndalosh Putin e shndërron paqen në një bazë legjitimimi të një agresioni të mëtejshëm.’- tha Rama.
Nga Tirana Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dha mesazhin se tani po përcaktohet rrugëtimi që po ndjek Evropa për brezat e ardhshëm.

Në fjalën e tij në samit, lideri i Ukrainës, u shpreh se Putini duhet të humbasë, pasi “dështimi i tij është siguri për ne”.
Po ashtu Zelensky, tha se Putini detyron edhe kombet e tjera që të bëjnë ashtu sic do ai.
“Është hera e dytë që takohemi. Së pari në Athinë dhe tani në Tiranë. Edi, e vlerësoj mikëpritjen tuaj. Të gjithë e kuptojmë që tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjeke Evropa për breza të ardhshëm. Evropa duam të jetë ajo hapësirë ku çdo komb përcakton fatet e vet.
Tani Putini dëshiron të bëjë këtë gjë. Armiqësia që ai bën, duke detyruar kombet që të bëjnë ashtu sic do ai, është një përpjekje për diktat.
Është e rëndësishme për ne që regjimi i Putini të humbasë. Dëshmimi i tij është siguria jonë.”, tha Zelensky.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



