Debatet e Bashës dhe Ramës në kuvend: Ti duhet të rilindësh, na dëgjo dhe ki besim. Nëse nisma për vettingun është shpëtimtare, do e votojmë!
Kryeministri Edi Rama deklaroi se maxhoranca është pro diskutimit në një tryezë të nismës së Partisë Demokratike, për vettingun në politikë.
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë pohoi se nëse na del që kjo nismë është shpëtimtare për vendin, PS do e votojë.
“Foltorja na mban me gajret ne. Por ti jo. Mos i sill këtu këto. Mos e ço gjurmët atje ku të dhëmb dhëmbi ty. Rrotulloje gjuhën që mos të shkojë atje se na detyron dhe neve. Kur thua ti; ‘do s’do mua do më kesh përballë’, vallai kjo është…Unë ty të dua përballë gjithmonë. Të kam dashur, të dua dhe do të dua. Nuk di si të ndihmoj. Se ka cinike këtë. Por për ta ngritur në një nivel tjetër debatin. Ti vjen këtu dhe ekzaktësisht duke lexuar abetaren që të ka mësuar ai llumi nga i cili do që të distancohesh. S’bëhet distancimi nga ai llum, duke qenë pjesë e tij. Mos shpif dhe mos merr shembull nga llumi. Ti je karikaturë e atij llumi. Megjithëse ai llum të nxori në krye, ti je diçka tjetër. Ti duhet të rilindës. Ne dimë se si shkohet drejt rilindjes, na dëgjo, ki besim. Ndervepro me gjuhën e fakteve. Nëse hy në garë unë me Ferdinandin për atë çka nuk është bërë për Durrësin, e fitoj garën. Nëse ti më thua; plehrat do t’i lëmë rrugëve, nuk jam dakord me ty. Duhet t’i mbledhim në pikat e grumbullimit. Nuk është kjo alternativa. Ne e dimë se ku e ke hallin me atë vettingun tënd. Ta kuptoj. Është gjetje e lodhur që të jemi të qartë. Nuk ta beson njeri ty. Megjithatë nuk dua që ta diskutoj. Unë i qëndroj atij parimi; hajde ta diskutojmë siç meriton të diskutohet me ekspertët tuaj dhe me tanët. Mbi të cilat ekspertizash bazohet, çfarë thonë partnerët tanë për këtë punë, institucionet. Nëse na del që kjo nismë është shpëtimtare për vendin do e votojmë. Nëse na del se është kamerdare si ato të fëmijëve që fryhen me gojë për të bërë sikur notojnë në formë peshkaqeni, atëherë do themi; Lulëzim vazhdo vëlla bëj peshkaqenin e gomës që të durohesh nga peshkaqeni i foltores. Ta ndajmë këtë, e shohim, e diskutojmë. Çdo gjë që i shërben qytetareve, e votojme.”, tha ai.
Je pjellë e llumit të PD”! Rama vijon replikat me Bashën: Vetëm gropën e Sejdisë ke mbyllur, po shih gropën që po të hapet! Të kërkoj me qiri, por të shoh vetëm në News24
Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha në seancën plenare të Kuvendit. Në foltore ka dalë sërish Rama, i cili është shprehur me ironi se e konsideron kohë të shfrytëzuar me efektivitet, kohën e shpenzuar me Bashën.
Ndërsa, sa i përket deklaratave të Bashës për “llumin e PS”, por edhe për atë që vetë kryedemokrati e ka cilësuar si “llumi i PD”, kryeministri i është kthyer duke i thënë se ai llum e ka nxjerrë atë kryetar.
“Dola sërish këtu, sepse është e nevojshme. Unë e konsideroj kohë të shfrytëzuar me efektivitet, kohën e shpenzuar me ty. Duke iu referuar atij burimit të PD, kostot maten me metër katror Lulzim, jo me numër shkollash. Ka shkolla, që janë me palestra e të mbyllura, ka shkolla me kënde sportive të hapura, ka shkolla më të mëdha, më të vogla, prandaj jepu një porosi ekspertëve të t’i bëjnë llogaritë me kostot për metër katror të shkollave dhe jemi këtu edhe javën tjetër, hajde me gjithë burimin e PD, edhe flasim.
Mos e bëni siç e bëtë me Unazën e Re, që ulnit e ngrinit koston e lartë për kilometër, a thua se kilometrat e rrugëve janë si ato të teritalit. Dhe tani që e shohin të gjithë se çfarë po bëhet aty, është e qartë që aty po ndërtohet një vepër shumë komplekse, me një sërë tunelesh, etj. Këta janë gjëra të thjesht, apo ti gropën e Ajdin Sejdisë ke mbushur se s’ke bërë gjë tjetër. Me këtë gropë që po të hapet, do të duhen shumë metra kub dhe për ta mbyllur. Ti ma kërkon me zor të të them ku i ke njerëzit.
“Nuk jam këtu për hallet e tua të Berishës apo Ilir Metës”, Basha – Ramës: Bashkohu me ta dhe formo trekëndëshin e Bermudës, qani hallet, koha juaj ka mbaruar
“Ta dinë të gjithë tarifën, 1 mln euro për tender”, Basha-Ramës: Ndodhemi në Kuvend për të larguar ty nga pushteti, për të arritur këtë duhet të miratojmë vettingun e politikanëve që ti e ke frikë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama, se çfarë bëhet me ndarjen e fondeve dhe tenderave të ndryshme.
Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se ndodhen në atë sallë jo për të bërë lojëra fjalësh, por për të sjellë ndryshimin që vjen sipas tij me largimin e kryeministrit nga pushteti. Po ashtu nënvizoi, se për ta bërë këtë, duhet pikë së pari të miratohet vettingu i politikanëve.
“Sa ka shkuar numri i vdekjeve sot? FMN thotë që ne jemi vendi me numër më të lartë të vdekjeve nga COVID-i. Ndërkohë që ju vazhdoni harxhoni miliona nga oligarkët që keni shpenzuar miliona. Po si të kërkoj ty të të brejë ndërgjegjja, sepse ti s’ke pasur asnjëherë. Ti ke zgjedhur, ke vendosur prioritet kullat e korrupsionit dhe oligarkisë. Ke vendosur t’i klasifikosh sekret tenderat e pandemisë. Këto janë vendimet e tua, nuk janë aksidente, nuk janë as si COVID-i apo si tërmeti, është më keq, janë si të dyja bashkë. Të vetmet tendera që ti urren janë ato të përcaktuara nga BE. Tarifat e tua për çdo tender mbi 1 mln euro, ato tarifa i di e gjithë Tirana. Ndaj fondet e BE nuk t pëlqejnë ty, sepse aty ka rregulla ndryshe. Kështu që, merri pak letrat ku i ke futur, ndoshta i ke akoma te zyra e ish-zv. kryeministrit. Merri dhe shikoji se si në tenderat e tua nuk ka konkurrencë, i ke përcaktuar ti.
Më pas ke përcaktuar dhe se si do të ndahet ryshfeti. Konsideratë të veçantë ke për pronarët e mediave që të bëjnë fresk. Java zgjedhore bashkia Durrës ndan 6 mln euro për rindërtim. Po të krahasojmë pagesat për këtë kategori shpenzimi, deri më 25 mars 2021, vlera e ekzekutimeve është 6 mln lekë të reja. Krejt ndryshe një javë para zgjedhjeve, sepse ti nuk i gjendesh pranë njerëzve në fatkeqësi.
Ti i sheh ata si votues, që i frikëson, intimidon, me qëllimin që të mbash me çdo kusht pushtetin. Kjo është marrë vesh botërisht. Ne nuk jemi këtu për të bërë lojëra fjalësh me ty. Por qëllimi ynë është që të largojmë nga kjo sallë dhe t’ia kthejmë sallën shqiptarëve, që vendimet që do të merren të merren për shqiptarët, e as për oligarkët apo miqtë e tu. Nëse duam që kjo të ndodhë, duhet të ndryshojmë ligjin e Kuvendit, e ti hapim rrugë të asaj që ti ke frikë si djalli tenianin, vettingun e politikanëve”, tha Basha.
Koha e Ilir Metës, Sali Berishës dhe ka marrë fund dhe nuk do të përsiëritet më”.
Me këto fjalë u drejtua nga foltorja e kuvendit kryetari i PD, Luzlim Basha.
Ai tha se ka mision të tijin personal, që të mos kthehet në tranzicionin e këtyre 30 viteve, por të ketë ndryshim.
Problemi madh është kur vjen me të vetmin citim që ke mësuar përmendësh. Je bërë kaq i lexueshëm se me çdo fjali të gjithë e kuptojnë ku e ke hallin. E ke hallin ti te PD? E ke hallin e sa demokratë mbledh unë. Të ka marrë malli ty? Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, thuaji. Bëj foltore dhe ti, bashkohu me ta dhe bëni një trekëndësh dhe qani hallet. Unë jam këtu për shqiptarët dhe hallet e tyre. Dil hapur, mos u fshi. A do të ta plotësojnë ty demokratët dëshirën për të shkuar pas. Jo. Mua do të më kesh përballë, mua që të mbusha në 2011. Jo Sali Berishën. Ca miq, ke ti, ca miq kam dhe unë. Nëse të dukem i fortë, është problemi jot, i dobët s’kam qenë ndonjëherë. Ti po poshtëron veten për mënyrën se si flet këtu. Faktet të nxjerrin gënjeshtarë që ke qenë gjithmonë në politikë. Bashkia tjetër k shpenzuar 30 mln euro 14 shkolla. Këto janë të vërtetat. Burimi Partia Demokratike, Agjencia e Prokurimit Publik. Shifrat tuaja janë ilustruar këtu. Juve s’ju interesojnë këto, por borxhin ua ke shqiptarëve. I ke te FMN këto.
Këto janë faktet. Faktet i ke brenda, në fonde, në xhepat e shqiptarëve. Shkaktari je ti. Kështu që mos u kap kot pas trekëndëshit të Bermudës, edhe pse je një nga kulmet. Ajo kohë ka marrë fund. Unë kam mision të mos përsërisim gabimet e ’92, ’97, 2009. Të mos bëjmë kompromis, për zgjedhjen e një presidenti. Kam edhe unë faj që ti je aty, por fajin më të vogël, pasi pjesën më të madhe e kanë ato dy kulmet që formojnë trekëndëshin e Bermudës. Pra, që t’i themi gjërat shkoqur. Këtu ka një betejë midis 30 viteve llum të tranzicionit, ku llumi je ti, padyshim që kemi dhe ne një pjesë të llumit. Por atë llum e ke marrë ti, që e ke përdorur ndaj opozitës. Sakrificat e demokratëve nuk do të shkojnë dëm. Masakra zgjedhore e 25 prillit s’do të mbajë gjallë.
Trekëndëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara. Shpëtim, nga ajo për të cilën i keni hyrë në hak shqiptarëve nuk keni për të pasur. Gjërat kanë ndryshuar një herë e mirë. Një pas një brinjët e trekëndëshit të Bermudës do të bien. 15 veta që kontrollojnë tranzicionin do të japin llogari politikisht”, tha Basha.
Ti ma kërkon me zor të të them ku i ke njerëzit. Se unë të kërkoj me qiri po nuk të shoh gjëkundi tjetër veçse në atë kutinë e vogël të News24. Ku i ke njerëzit ti. Ti thua populli po vuan, po ku e di ti kur çohen njerëzit, ti edhe në parlament vjen i fundit gjithmonë.
Pse më detyron, çfarë po më thua tani për historitë e Bashkisë së Tiranës. Pse ma kërkon me zor atë që e dinë të gjithë? Ndryshe nga ti, unë nuk jam nga ata që gjurmojnë dynjanë me emra, se mendoj që çdokush në këtë vend ka të drejtën të jetë në punën e vet dhe të përgjigjet para ligjit. Nuk përgjigjet para teje, meje, apo të gjithëve ne. Të marrësh mikrofonin e të rreshtosh emra njerëzish, që janë në punën e tyre, kjo ndodh vetëm kur vjen gjoba Lulzim.
Po Lulzim, jo vetëm që unë jam i bindur që me ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve, është bërë një hap shumë i madh për ta pasur Shqipërinë një vend të pastër, kjo nuk diskutohet, por patjetër që ato investime janë bërë pikërisht për të mos lejuar që të vazhdojë të ushqehet kanceri që latë ju në gjithë territorin, me qindra vend’hedhje mbeturinash, që janë helm. T’u japësh njerëzve alternativën e helmit, mund ta bësh, por që ta dish kjo është prapë një arsye pse humbet. Patjetër që po, bashkitë sot kanë në dispozicion pikat fundore, që janë inceneratorët ose landifllët. Sigurisht që janë të detyruara që mbetjet t’i çojnë atje, që të mbyllet një histori e madhe e pështirë e hedhjes në mjedis, por edhe një histori tjetër, ajo e abuzimit.
Ka abuzim shumë të madh Lulzim, historik, me sasitë e mbetjeve, dhe ti e di shumë mirë këtë se je marrë me Sharrën shumë gjatë, ke pasur dhe PPP me Sharrën. Përqendrohu kur flet. Më flet mua për llumin e tranzicionit, ke filluar tani që edhe PD ka pjesën e vet të llumit, unë fjalën llum nuk e përdor, por nëse edhe PD e ka, ajo pjesa e llumit të ka nxjerrë ty mo Lulzim. Ti je pjella e atij llumi. Kështu që kujdes. S’e kam me gajret të mbaj foltoren. Sheh Shqipëria e mban brinjët me dorë nga foltorja”, u shpreh Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



