E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama  tregon si bëri zv/ministre gruan e nje biznesmeni:  Erioni s’ka asnjë lidhje, ma kërkoi Meta kur ishim në koalicion
Flash

Rama tregon si bëri zv/ministre gruan e nje biznesmeni: Erioni s’ka asnjë lidhje, ma kërkoi Meta kur ishim në koalicion

Kryeministri Rama tha se deri tani nuk ka asnjë provë ndaj kryebashkiakut Veliaj në dosjen prej 400 faqesh ndaj tij dhe se ato që thuhen aty duken si metodat e ish-sigurimit të shtetit.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se për një nga rastet që flitet në dosje, për emërimin e një zv.ministreje nuk ka asnjë lidhje me Veliajn dhe se emërimin ia ka kërkuar ish-kryetari i Kuvendit Ilir Meta në kohën kur ishin në koalicion.

“Media të hulumtojë për prova. Në atë roman 400 faqësh nuk ka asnjë provë. Ka vetëm një tregim të mbushur me lloj-lloj të dhënash pa asnjë provë.

Erion Veliaj nuk vesh fustane dhe as mban bizhu. Por të thuash se Veliaj caktoi si zv.ministre gruan e një biznesmeni pasi ai i pagoi një udhëtim, kjo bëhet me metodat e Sigurimit të Shtetit. Ku ishe ti me atë autobusin, për çfarë fole?

Ajo është emëruar aty me kërkesë të kreut të Kuvendit që të vihej në atë pozicion. Ai më ka kërkuar të flas me Erionin dhe të vihej kjo grua që unë nuk e njihja.

Ma ka kërkuar këtu në Kuvend. Kjo është e vërteta siç bëhen gjërat në koaliciion dhe është krejt normale” – tha Rama.

“Kjo është e vërteta, si mund ta shkruash ti  në një aktakuzë penale këtë? Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë dhe nga ana tjetër, çfarë Klotilda tha është beteja e saj nuk është beteja jonë. Beteja jonë janë standardet, unë jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj”-u shpreh Rama.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka po sqaron para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste pozicionin e saj pasi u mor në hetim nga SPAK, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

“Institucionet e drejtësisë kanë detyrën të bëjnë luftë pa kompromis kundër korrupsionit mbetet një qëndrim i pandryshuar, ajo që ndryshon është që ne kemi detyrën të kontribuojmë jo thjeshtë në mbështetjen e padiskutueshme institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëve dhe gjykatësve, të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin. Në të kundër ne biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën sesa më ardhmen. Diktaturë apo republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën. Njëra palë shënjestrën me libër shtëpie punonjësit e gjykatës duke filluar nga kreu i SPAK i cili ka mbështetjen tonë nga e gjithë balta që ka marrë dhe merr familjarisht. Por mungon një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garantë e pavarësisë së gjyqësorit por duhet të jetë njëkohësisht edhe garante lirive standarteve demokratike. Për mua është e pakonceptueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve pa hyrë fare në meritën e çështjes pa diskutuar fare a ka apo s’ka të drejtë akuza që e përfshin atë roman thuajse 400 faqësh, e merr vesh nga televizori duke dëgjuar gazetarët special, të cilët disponojnë sekrete hetimore të cilët disponojnë ushqim që ju vjen nga stacioni trenit për tu hedhur në pazarin e madh të gjësë së gjallë. As dje as sot as nesër, sa të jem unë në PS, kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi për dike që hetohet nga drejtësia, por ama nuk do të heshtë përballë shkeljeve dhe brutalitetit të kujtodqoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar të pavarësisë. Vetëm një idjot mund të thojë që pas kësaj ne kontrollojmë drejtësinë”-u shpreh ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.