E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ua kalon udhëheqësve të NATO-s për … orën me vlerë 1.4 mln euro?
Lajme

Rama ua kalon udhëheqësve të NATO-s për … orën me vlerë 1.4 mln euro?

Sot Shqipëria shënon 16 vite në NATO, një arritje madhore në historinë e kombit shqiptar.

Ndërkohë, 12 vitet e qeverisjes së Edi Ramës nuk kanë shënuar asnjë përparim në rrugën e integrimit të vendit.

Megjithatë, duket se në një pikë, Edi Rama udhëheq ndaj drejtuesve të tjerë të NATO-s.

Opinionisti i njohur amerikan, Live Monitor, shkruan në rrjetin social se Rama mban në dorë një orë me vlerë 1.4 milionë dollarë.

“Udhëheqësit e NATO-s dhe orët e tyre…. Pra, më tregoni se si lideri socialist i Shqipërisë, i cili fiton më pak se 200 mijë dollarë në vit, përballon 1.4 milionë dollarë orë?”, shkruan ai në platformën “X”.

Ora në fjalë është prodhuar nga argjendaria Pirro.

Live Monitor nuk sqaron nëse Rama e ka blerë orën.

Por një komentues thekson se ora në fjalë është një markë shqiptare dhe nuk dihet nëse Rama ka paguar apo e mban atë për t’i bërë reklamë markës./Syri

ImageImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.