Rama udhëton me charter luksoz në Ankara
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri mbërritën pak minuta më parë në aeroportin Esenboga të Ankarasë me qëllim pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit të Presidentit të Turqisë, Erdogan.
Rama dhe Gjiknuri nuk udhëtuan me linjë normale, por e një charter privat, kostoja e të cilin për një fluturim shkon në disa dhjetra mijëra euro. Nuk dihet ende se kush ka paguar për këtë udhëtim me një prej charterave më luksoz të prodhuar nga kompania kanadeze, Bombardier. Albeu.com ka siguruar foto të pjesës së brendshme të charterit, me të cilin udhëtuan Rama dhe Gjiknuri, i cili ka një kapacitet maksimal prej 9 vendesh dhe mund të qendrojë deri në 8 orë në ajër.
Mbetet për të shpjeguar nga Rama dhe Gjiknuri nëse paratë për charterin në fjalë janë paguar nga arka e shtetit apo nga ndonjë kompani private, të cilës ata do t’ia rikthejnë “respektin” përmes pasurisë së shqiptarëve, siç janë minierat, lumenjtë apo aeroportet e vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



