E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama vizitë në Moskë
Publik News

Rama vizitë në Moskë

Kryeministri Edi Rama po viziton Moskën në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së.

Rama do të pritet në një takim të veçantë nga ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov.

Çështja e integrimit evropian do të jetë pjesë e diskutimeve në tryezën mes Ramës dhe Lavrov.

Shqipëria pritet të marrë edhe një përgjigje nga lideret e unionit për hapjen e negociatave.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se do të diskutohet edhe për çështjet rajonale, pjesë e së cilës është edhe minishengeni ndërmjet Tiranës, Shkupit dhe Beogradit.

Kjo nismë rajonale ka sjellë edhe debate të forta mes Shqipërisë dhe Kosovës, shtet të cilin Rusia ende nuk e ka njohur si të pavarur.

Rama dhe Lavrov do të flasin edhe për marrëdhëniet bilaterale mes Tiranës dhe Moskës, si dhe për planin e OSBE-së për 2020.

Rama në drejtimin e kësaj organizate ka kërkuar angazhimin e të gjitha shteteteve për të vendosur paqen në zonën e konfliktit në Ukrainë.

Burime bëjnë  me dije se pavarësisht lobimit nga pala shqiptare, Edi Rama ende nuk siguruar një takim me presidentin rus Vladimir Putin.

Rama është kryeministri i dytë që viziton Moskën, pasi në vitin 1995 ka qenë Aleksandër Meksi, i cili është pritur nga Kryeministri rus i asaj kohe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.