Rama video-konferencë me drejtorët e Bankave: Garanci për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë
Kryeministri Edi Rama bën me dije se ka zhvilluar një video-konferencë me drejtorët e bankave lidhur me paketën financiare për të ndihmuar të prekurit nga kriza e Covid-19.
Ndërsa ka publikuar foto të takimit “online” Rama ka bërë me dije detaje, ku thotë se po diksutohet vënia në lëvizje e instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë dhe zgjerimi i paketës gjatë muajit prill
“Me bankat për paketën financiare të luftës;
Vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë; Zgjerimin e paketës gjatë muajit prill”, shkruan Rama.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



